LAJMI I FUNDIT:

Falja e gjobave të pandemisë, PSD mbledh 8 mijë nënshkrime

Falja e gjobave të pandemisë, PSD mbledh 8 mijë nënshkrime

Peticioni “Të falen gjobat e pandemisë” i iniciuar nga Partia Socialdemokrate (PSD), është duke vazhduar të nënshkruhet nga qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës.

Deri më sot këtë peticion e kanë nënshkruar rreth 8 mijë qytetarë. Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.


Kuçi ka treguar se sot do të jenë në komunën e Vitisë për të vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve.

“Deri tani kemi mbledhur rreth 8000 nënshkrime për peticion e kemi vizituar shumicën e qyteteve të Kosovës. Sot jemi në Viti. Ditëve në vijim do t’i vizitojmë edhe qytetet e mbetura”, u shpreh Kuçi.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi

Pavarësisht që PSD ndodhet jashtë Kuvendit, pas mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve synojnë që ta dorëzojnë në Kuvend një projektligj për faljen e 200 mijë gjobave të qytetarëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Peticioni nuk ka datë të caktuar se kur do të përfundojë. Synimi është që, sipas kornizës ligjore, të arrijmë 10.000 nënshkrime në mënyrë që projektligji të shkoj në Kuvendin e Kosovës e të votohet nga deputetët. Pasi t’i sigurojmë nënshkrimet e mjaftueshme, që në këtë rast janë 10.000 sosh, peticionit ia bashkëngjisim projektligjit e më pastaj niset në Kuvend për verifikim e më pastaj të shpaloset përpara deputetëve në Kuvend”, u shpreh Kuçi.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi më tej theksoi se gjobitja e qytetarëve në pandemi ka qenë e padrejtë.

“Me këtë projektligj po synojmë ta korrigjojmë padrejtësinë. Prandaj, zgjidhja për deputetët është e thjeshtë, të përfaqësojnë interesat e qytetarëve duke i falur gjobat e pandemisë”, u shpreh ajo.

Policia e Kosovës po vazhdon të gjobisë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat anti-COVID-19, ani pse tashmë numri i gjobave ka rënë dukshëm, shkaku i lehtësimit të masave që ka bërë Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori