Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIC) ka konfirmuar se banka amerikane First Republic ka falimentuar. Gjiganti i investimeve JP Morgan Chase do ta marrë përsipër tani këtë bankë.
Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga rregullatorët, JP Morgan Chase do t’i marrë përsipër të gjitha depozitat dhe shumicën e aksione të bankës First Republic.
First Republic është banka e tretë amerikane që ka falimentuar gjatë muajve të fundit, gjë që ka nxitur shqetësimet për një krize më të gjerë bankare.
Aksionet e bankës me seli në San Francisko ranë për më shumë se 75 për qind javën e kaluar pasi ajo pranoi se klientët kishin tërhequr 100 miliardë dollarë gjatë muajit mars.
Falimentimi i First Republic vjen pas kolapsit të Silicon Valley Bank në mars dhe rënies së një huadhënësi tjetër amerikan Signature Bank.
Në përpjekje për ta shpëtuar bankën First Republic, zyrtarët amerikanë u raportua se kishin kontaktuar gjashtë banka të ndryshme.
Jamie Dimon, shefi ekzekutiv i JP Morgan Chase tha se qeveria e kishte “ftuar” gjigantin bankar, së bashku me të tjerë, ta merrnin situatën në duar “dhe ne e bëmë”. Ai shtoi se blerja do të sillte “përfitime modeste” për firmën dhe do të ishte pjesë “plotësuese” e firmës aktuale.
Si pjesë e marrëveshjes, FDIC do të ndajë humbjet nga huatë me JP Morgan. 84 zyrat e bankës së dështuar në tetë shtete të ndryshme do të rihapen si degë të JPMorgan Chase Bank nga 1 maji, pasi rregullatorët morën kontrollin dhe ia shitën menjëherë institucionit të Wall Street.
Tërheqja e depozitave nga disa huadhënës gjatë muajve të fundit e ka detyruar Rezervën Federale të ndërhyjë me masa urgjente për t’i stabilizuar tregjet financiare.
Në mars, një grup i bankave më të mëdha të Amerikës i grumbulluan së bashku 30 miliardë dollarë për First Republic në një përpjekje për ta stabilizuar atë, por përpjekjet rezultuan të kota.
E themeluar në vitin 1985, First Republic është një huadhënëse amerikan e madhësisë së mesme, e ngjashme me Silicon Valley Bank. Për vite me radhë, ajo u ka shërbyer klientëve të pasur – paratë e të cilëve ishin në rrezik përpara se marrëveshja të shpallej pas një fundjave negociatash.
Kur Silicon Valley Bank dhe Signature falimentuan, FDIC tha se do të garantonte të gjitha depozitat për ta parandaluar një situatë ku njerëzit do të nxitonin t’i tërhiqnin paratë e tyre.
Në Evropë, gjiganti bankar Credit Suisse u ble nga rivali UBS në mars, në një marrëveshje të orkestruar nga autoritetet zvicerane.
E përderisa bankat qendrore në mbarë botën kanë ngritur dukshëm normat e interesit për ta ulur inflacionin, disa huadhënës janë vënë nën presion.
Por, situata aktuale nuk duket të jetë një përsëritje e krizës financiare së vitit 2008, që kishte çuar në pako të shumta ndihme nga qeveritë dhe një recesion ekonomik botëror. /REL/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ngjarja e vitit në American Retail Park në Pejë

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

D+ publikon raportin: Gati 80 milionë euro u shpenzuan në vitin 2022 me kontrata një burimore

Subvencione nga qeveria për pompat termike - zgjidhni ECOTEK për ngrohjen e shtëpisë tuaj

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

Hapet Thirrja Publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, qytetarët mund të aplikojnë deri më 22 nëntor

Ngjarja e vitit në American Retail Park në Pejë

Prishtina Mall përgatitet për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Në cilat vende Kosova eksporton më së shumti, e nga kush importojmë?

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias