Muslimanët në mbarë botën por edhe në Kosovë sot po kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit. Për shkak të pandemisë të krijuar nga COVID-19, edhe këtë vit, është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste.
Në xhamitë e Kosovës nuk kishte ceremoni të zakonshme, por u fal vetëm Namazi i Bajramit.
Në këtë ditë u dhanë mesazhe për tolerancë e solidaritet, por edhe kujdes ndaj pandemia Covid-19.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se po shënojnë festën e Fitër Bajramit, e cila ngërthen në vete përkushtimin ndaj krijuesit të gjithësisë të cilin besimtarët me bindje e përkushtim e dëshmuan gjatë tërë muajit të ramazanit.
“Festa e Fitër Bajramit kultivon në formën më të mirë ndjesinë e mirëkuptimit, tolerancës, harmonisë, respektit e bujarisë, vlera këto që fisnikërojnë individin dhe shoqërinë. Kjo festë madhore paraqet një ndër momentet që të shërbejnë për të njohur vetën, për të mësuar drejt misionin tonë, e për ta ruajtur ekuilibrin në mes shpirtërores, përballë materiales“, tha ai.
Ternava apeloi te të gjithë që ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të të tjerëve, pasi pandemia ende është në mesin tonë.
“Edhe këtë Ramazan sikur ramazani i vitit të shkuar e rrjedhimisht edhe këtë Bajram po e presim të përballur me pandeminë COVID-19 e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha në të gjitha rrafshët. Në këtë ditë feste kujtojmë me rahmet të gjitha ata që kaluan më herët, duke lutur, duke lutur krijuesin që t’i mban në mëshirën e tij, ndërsa të infektuarit të gjejnë shërim sa më parë. Ne sot kemi festë dhe bashkërisht kemi për të shijuar festën e Fitër Bajramit por duhet të kemi kujdes dhe të jemi të vëmendshëm se virusi ende është në mesin tonë, andaj apeloj tek ju që ta ruani shëndetin tuaj dhe ta ruani njëri tjetrin. Ju ftojë që të bëni kujdes edhe në vizita tradicionale të Bajramit. me të afërmit”, tha ai.
Ai shtoi se do ta ruajnë karakterin e festë, do të jenë pa njëri tjetrin por do të kenë kujdes sepse rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar.
Përndryshe, Bashkësia Islame e Kosovës për shkak të pandemisë nuk ka organizuar as pritje në këtë institucion./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit