LAJMI I FUNDIT:

Fakulteti i Shkencave Matematikor dhe Natyrore po bëhet me objekt të ri, Kurti: Synojmë fuqizim dhe reformim arsimor

Fakulteti i Shkencave Matematikor dhe Natyrore po bëhet me objekt të ri, Kurti: Synojmë fuqizim dhe reformim arsimor

Fakulteti i Shkencave Matematikore dhe Natyrore (FShMN) i Universitetit të Prishtinës, do të bëhet me hapësira të reja, pasi sot është vënë gurthemeli i këtij objekti.

Ky investim i cili është i financuar nga BE-ja, UNOPS-i dhe Universitetit i Prishtinës “Hasan Prishtina”, po konsiderohet si një mundësi e mirë për të rritur cilësinë në arsim të lartë, e veçanërisht në hulumtime.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti hedhjen e gurthemelit të këtij fakulteti e konsideroi si faqe të re për zhvillimin e UP-së, por edhe atë socio-ekonomik të vendit.

Shefi i ekzekutivit kosovar theksoi se politikat në fushën e arsimit që tashmë i kanë hartuar synojnë fuqizimin dhe reformimin e sistemit arsimor.

“Uroj që gurthemeli që po vëmë sot të jetë edhe një faqe e re në historinë e zhvillimit të Universitetit të Prishtinës si dhe e zhvillimit të gjithmbarshëm socio-ekonomik të gjithë vendit tonë. Arsimi është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e shtetit tonë e shoqërisë sonë dhe shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Politikat në fushën e arsimit që tashmë i kemi hartuar synojnë fuqizimin dhe reformimin e sistemit arsimor duke filluar nga edukimi në fëmijëri të hershme e deri tek arsimi i lartë e gjatë gjithë jetës. Rritja e cilësisë është objektiv në të gjitha nivelet e arsimit e kur flasim për arsim të lartë fjalët kyçe të politikave tona për të arritur këtë rritje të cilësisë janë integriteti, standardet, kriteret dhe performanca”, tha Kurti, transmeton KP.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se ndërtimi i këtij objekti kontribuon në rritjen e cilësisë në mësim dhe mbështet fushën e hulumtimeve.

Për këtë projekt të cilin BE e ka financuar me 9 milionë euro, Szyunyog u shpreh se ndërtimi i këtij fakulteti është pjesë e agjendës evropiane për punësim dhe arsim.

“Ky projekt financohet nga BE dhe UP dhe synon një ambient modern me 13 mijë metra katror që do të gëzoj afërisht do të zë 2300 studentë dhe 103 pjesëtarë të stafit dhe ka për qëllim që të përmbush standardet ndërtesë me efiçiencë dhe praktika që do të ndikojnë dukshëm për zvogëlimin e konsumimit të energjisë në ndërsa dhe emetimit të dioksid karbonit. Kur të përfundojë kjo ndërtesë e re e fakultetit do ta përmirësojë infrastrukturën e Universitetit të Prishtinës, do të ofrojë ambient të sigurt dhe miqësor duke përfshirë zonat e gjelbra për përfitim të komunitetit. Kjo nuk është vetëm ndërtesë e re por edhe përmirësim i shëndetit të studentëve dhe mirëqenies së studentëve… Ky projekt do t’i kontribuoj direkt rritjes të cilësisë në mësim dhe mbështet një shkallë më të lartë të hulumtimeve, mësimin në bazë të hulumtimeve dhe mësimdhënies”, tha ai.

Se ndërtimi i hapësirave të reja universitare krijon kushte për studentët e stafin akademik tha ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se.

Duke shtuar se përmirësimi i sistemit të arsimit është prioritet i saj, Nagavci theksoi se pret që ky investim do të rrisë cilësinë e studimeve.

“Kur vendosen gurthemele të institucioneve edukativo-arsimore, të universiteteve, të instituteve jo se vetëm krijohen kushte për studentët, stafin akademik dhe hulumtuesit por edhe ndikohet në demokratizimin e shoqërisë dhe zhvillimin e saj… Sot po vendosim gurthemel të ndërtimit të këtij objekti tejet të rëndësishëm, i cili besoj edhe unë që do të krijojë një faqe të re për UP-në… Ndërtimi i këtij objekti të ri është një mundësi e shkëlqyer që të vazhdohet me rrugën përpara, është angazhim që na takon ta përmbushim dhe në shenjë të ndërgjegjësimit për shkencat natyrore në vendin tonë“, tha Nagavci.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi u shpreh se me ndërtimin e hapësirave të reja po kontribuohet në modernizimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Në vënien e gurthemelit të Fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore (FShMN) mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e përfaqësues nga UNOPS.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori