LAJMI I FUNDIT:

Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore bojkoton procesin mësimor

Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore bojkoton procesin mësimor

Këshilli i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, ka njoftuar se ka marrë vendim që të bojkotojë procesin mësimor.

“Semestri i dytë për vitin akademik fillon me 18 Shkurt. Në po këtë datë fillon edhe bojkoti i FSHMN-së”, thuhet në njoftimin e tyre.


Siç njofton Këshilli i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, ky vendim është rrjedhojë e injorimit të kërkesave për ndërtimin e një objekti që do të plotësonte kushtet për studime adekuate.

“Ne si studentë së bashku me profesorët, kërkojmë ndërtimin e objektit të ri, sepse gjendja në objektin e tanishëm është e mjerueshme. Tash e dhjetëra vite jemi të detyruar që ligjëratat, ushtrimet në laboratorët e improvizuar, e të gjitha mësimet ti mbajmë në bodrumet e Fakultetit të Filologjisë, hapësira të mbuluara nga myku, në kushte të tmerrshme, e ndonjëherë edhe në mungesë ndriqimi (pra vetëm me qirinjë).

Pasi format e tjera ligjore nuk janë të mjaftueshme për shtetin tonë që ata të japin për ne zgjidhje konkrete, as për ne nuk janë të mjaftueshme premtimet e tyre boshe. Kështu, ne jemi të detyruar që të shfrytëzojmë bojkotin si mjet të fundit, aspak të favorshëm për ne, por gjithmonë më pak i dëmshëm sesa vazhdimi i studimeve në një ndërtesë ku përveç rrezikimit të shëndetit sot, as e nesërmja nuk duket e ndritur.

Bojkoti do të vazhdojë deri kur të na ofrohen zgjidhje konkrete ndaj kërkesave që për institucionet relevante janë më së të njohura”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori