LAJMI I FUNDIT:

Faktorët e rëndësishëm në trajtimin e problemeve të urinimit – këshilla nga Dr. Remzije Kryeziu Gashi

Faktorët e rëndësishëm në trajtimin e problemeve të urinimit – këshilla nga Dr. Remzije Kryeziu Gashi

Specialistja e mjekësisë familjare, Dr. Remzije Kryeziu Gashi, ka folur rreth rëndësisë të adresimit të problemeve të urinimit, veçanërisht në gjininë femërore, dhe nevojën e kërkimit të këshillës mjekësore profesionale.

Dr. Gashi theksoi rëndësinë e të kuptuarit të simptomave dhe shkaqeve potenciale themelore të problemeve të traktit urinar.

Siç shpjegoi doktor Gashi, problemet me urinimin mund të prekin individë të të gjitha gjinive dhe moshave, por më shpesh vërehen te femrat.

Disa nga simptomat që duhen mbajtur parasysh përfshijnë përkeqësimin e shëndetit, ndjeshmërinë e pakëndshme gjatë urinimit, urinimin e shpeshtë, ndjesinë e djegies dhe dëshirën për të urinuar e ndjekur nga vështirësia për ta bërë këtë.

“Sëmundjet e traktit urinar kanë simptomatologji më të shumtë se sesa kjo, siç janë dhimbjet të cilat mund të jenë me intensitet të ulët të përcjella pjesën e prapme të kraharorit, apo në pjesën e përparme të abdomenit”, tha ajo.

Një këshillë thelbësore e ofruar nga Dr. Gashi është që individët që përjetojnë simptoma të tilla nuk duhet të përpiqen të marrin ilaçe shtëpiake ose vetë-mjekim pa kërkuar udhëzimin e duhur mjekësor.

“Asesi nuk mund të fillosh me terapi në shtëpi të tentosh ta ndalosh dhimbjensepse këtu na vijnë në shprehje infkeskione të ndryshme, prolapset apo hernia siç thonë në popullatë, pastaj prezenca e ndonjë guri në veshka apo në rrugët e urinimit – ato të cilat na lënë pasoja shumë të gjata”, shtoi ajo.

Sipas Remzie Gashit, hapi i parë në trajtimin e çështjeve urinare është konsultimi me mjekun e familjes ose mjekun e përgjithshëm. Ata mund të kryejnë një ekzaminim fizik të plotë dhe të kryejnë teste të urinës për të vlerësuar me saktësi gjendjen e pacientit.

Krejt në fund ajo potencoi se bazuar në rezultatet, mjeku mund të japë një diagnozë të përshtatshme, të zhvillojë një plan të përshtatshëm trajtimi ose ta referojë pacientin te një specialist nëse është e nevojshme.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori