Anthony Hopkins është një aktor uellsian i teatrit dhe ekranit dhe konsiderohet një prej më të mirëve në industrinë e filmit. Babai i tij ishte furrtar dhe po të mos takohej me aktorin lokal, Richard Burton, ai do të kishte udhëhequr biznesin e babait të tij.
Në një përmbledhje të mëposhtme, Telegrafi jua sjell disa fakte nga jeta e aktorit të madh:
Ka lindur në Natën e Vitit të Ri (31 dhjetor) 1937 në Margam, një paralagje e Port Talbot në Glamorgan.
Ditët e tij të shkollës nuk ishin produktive. Atij i pëlqente më së shumtit të merrej me art, të vizatonte apo të luante në piano.
Në mënyrë që ta disiplinonin, në vitin 1949, prindërit e tij e regjistruan në një shkollë djemsh në Pontypool, ku qëndroi për pesë semestra dhe më pas vazhdoi mësimin në Cowbridge Grammar School në Vale of Glamorgan.

Frymëzimi i tij për aktrimin ishte bashkëkombësi Richard Burton, të cilin e takoi kur ishte 15 vjeçar.
Pasi u takua me të, Hopkins vendosi të regjistrohej në Kolegjin mbretëror uellsian për Muzikë dhe Dramë në Cardiff, ku diplomoi në vitin 1957.
Pasi shërbeu për dy vite në Armatën britanike, u vendos në Londër, ku bënte prova në Akademinë mbretërore të Artit dramatik.

Anthony Hopkins debutoi në skenën profesionale në vitin 1960 në Palace Theatre në Sëansea, në shfaqjen “Have a Cigarette”.
Pas shfaqjeve për disa vite në këtë teatër, ai u pëlqye nga Laurence Olivier, i cili në vitin 1965 e ftoi në Teatrin Mbretëror Kombëtar në Londër.

Hopkins u bë dublant i Olivierit dhe e zuri vendin e tij, kur Olivier u sëmur me apendicit dhe u paraqit në shfaqjen “The Dance of Death”.
Përkundër suksesit në këtë teatër, Hopkins ishte mërzitur nga përsëritja e roleve të njëjta dhe vendosi të luante në film. Debutimi i tij i vogël në ekran ishte në realizimin e BBC, “A Flea in Her Ear”, ndërsa debutimi në një film ishte në “Changes”.
Ai vazhdonte të luante në teatër, mirëpo gradualesh po fokusohej gjithnjë e më shumë në seriale dhe filma. Aktori e portretizoi Charles Dickensin në filmin e BBC, “The Great Inimitable Mr. Dickens” (1970) dhe portretizimin e Pierre Bezukhov në mini-serialin “War and Peace” (1972).

Hopkins vazhdoi me portretizimet e suksesshme të personazheve të njohura, si kryeministri britanik, David Lloyd George, në “Young Winston” (1972) dhe oficeri i Armatës britanike, John Frost, në “A Bridge Too Far” (1977).
Në vitin 1980 luajti mjekun anglez, Sir Frederick Treves, në “The Elephant Man” dhe të njëjtin vit luajti krahas Shirley MacLaine në “A Change of Seasons”.
Në vitin 1998, ai ishte aktori më i paguar britanik falë roleve në “The Mask of Zorro” e “Meet Joe Black”, si dhe arriti marrëveshje për përsëritjen e rolit të Dr Hannibal Lecter për 15 milionë funte (17 milionë euro).

Në vitin 2003 u nderua me yll në Bulevardin e të famshmëve në Hollywood.
Roli i tij më i njohur është ai i vrasësit kanibal, Dr Hannibal Lecter, në “The Silence of the Lambs”, për të cilin e fitoi çmimin Oscar (1991), ndërsa edhe Jodie Foster u vlerësua me Oscar për rolin e Clarice Starling.
Mes tjerash, “The Silence of the Lambs” u shpall filmi më i mirë nga Academy Awards, si edhe fitoi Oscar edhe për regjinë dhe skenarin e përshtatur.
Hopkins e përsëriti rolin e Dr Hannibal Lecter edhe në dy filma të tjerë, “Hannibal” (2001) dhe “Red Dragon” (2002).

Instituti Amerikan i Filmit (AFI) rolin e Hannibal Lecter në “The Silence of the Lambs” e ka renditur si portretizimin më të mirë të një protagonisti negativ.
Në kohën kur iu ofrua roli, Hopkins ishte kthyer në teatrot londineze, pasi kishte kaluar disa vite në Hollywood, ndërsa nuk planifikonte të kthehej më në industrinë amerikane të filmit. Sidoqoftë, ai e pranoi rolin e bazuar në romanet e Thomas Harris.
Aktori është i njohur për përgatitjet e veçanta që i bën për rolet. Ai bën ushtrime të vazhdueshme derisa të natyralizohet me personazhin që interpreton. Ndërsa në shumë raste improvizon dhe del nga skenari.
Një tjetër veçanti e tij është se pasi e përfundon një skenë, “i heq” nga kujtesa fjalët dhe nuk i mban më mend, për dallim nga aktorët tjerë që me vite të tëra i kujtojnë fjalët nga filmat e caktuar.

Në vitin 1987, Anthony Hopkins u shpall Komandant i Rendit i Perandorisë Britanike, ndërsa në vitin 1993 mbretëresha Elizabeth II e ka dekoruar me titullin Kalorës në Buckingham Palace, për shërbimet e tij për artin.
Aktori jeton në Malibu të Kalifornisë. Për herë të parë udhëtoi në SHBA në vitet e shtatëdhjeta për ta ndjekur karrierën filmike, mirëpo u kthye në Londër në vitet e tetëdhjeta. Sidoqoftë, pas suksesit, në vitet e nëntëdhjeta vendosi të jetonte në SHBA, ndërsa në vitin 2000 mori nënshtetësinë amerikane.
Anthony Hopkins ka qenë i martuar tri herë. Me gruan e parë, Petronella Barker, ishte i martuar gjatë viteve 1966-1972, ndërsa me gruan e dytë, Jennifer Lynton, ka qenë i martuar gjatë viteve 1973-2002. Nga martesa e parë e ka një vajzë, aktoren dhe këngëtaren Abigail Hopkins (e lindur në vitin 1968). Në vitin 2003 u martua me Stella Arroyave.

Me vite të tëra, aktori ka dhuruar para për organizatat e ndryshme bamirëse, ndërsa vetëm në vitin 1998 kishte dhuruar një milion funte (1.14 milion euro). Falë angazhimeve të tij bamirës, ka marrë epitete dhe dekorime të ndryshme.
Ai është një ligjërues vullnetar i aktrimit në Ruskin School of Acting në Santa Monica të Kalifornisë.
Hopkins ka pasur probleme me vartësinë nga alkooli. Ndërsa nga viti 1975 e ka ndërprerë pijen. Ai ka thënë se besimi në Zot i ka ndihmuar ta kalojë këtë shprehi të keqe.

80-vjeçari është një kritik i ateizmit, ndërsa ka hequr dorë edhe nga duhanpirja.
Në vitin 2008, iu nënshtrua një programi për humbje në peshë, ndërsa pas dy vitesh kishte humbur 36 kilogramë.
Hopkins është një anëtar i spikatur i grupit për mbrojtjen e ambientit, Greenpeace, ndërsa ka marrë pjesë në disa fushata promovuese.
Krahas çmimit Oscar, Hopkins i ka fituar edhe tri çmime BAFTA, dy Emmy dhe një çmim Cecil B. DeMille.

Pos të qenit një prej aktorëve më të mirë në botë, Hopkins me vite të tëra ka kompozuar muzikë. “Distant Star” (1986) është ndër këngët e tij të para, ndërsa ai ka realizuar muzikë për sallën e koncerteve në bashkëpunim me Stephen Barton si orkestrues.
“The Masque of Time” dhe “Schizoid Salsa” janë disa prej veprave të tija të realizuara nga Dallas Symphony Orchestra.
Anthony e ka provuar veten edhe si regjisor në filmin “Dylan Thomas: Return Journey” (1990) që flet për jetën e bashkëkombësit të tij, Dylan Thomas. Pastaj e ka bërë edhe regjinë e filmit “August” (1996). Ai e provoi veten edhe si skenarist në dramën “Slipstream”, të cilës ia bëri edhe regjinë.
Në vitin 2011, Andre Rieu e lansoi një album, në të cilin e përfshiu edhe valsin “And the Waltz Goes On” të kompozuar nga Hopkins në vitin 1964, kur ishte 26 vjeçar. Aktori nuk e kishte dëgjuar asnjëherë veprën e tij derisa u dha premierë nga orkestra e Vjenës.
Në vitin 2012, Hopkins publikoi albumin me muzikë klasike të titulluar Composer, të performuar nga Orkestra Simfonike e qytetit të Birminghamit. Albumi përmban nëntë vepra origjinale dhe kolona zanore të filmave të kompozuara nga 80-vjeçari dhe është lansuar edhe në CD. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Blake Lively punëson ish-zëvendës shefin e CIA-s mes betejës ligjore me Justin Baldonin

Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Sekuestrohen ilaçe dhe pajisje celulare nga shtëpia ku Gene Hackman dhe gruaja e tij vdiqën në rrethana ‘të dyshimta’

Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet