Blerja e veshjeve është në krye të listës së produkteve të preferuara që konsumatorët kosovarë i porosisin dhe i paguajnë në internet. Konsumatorët kryesisht porosisin produkte përmes telefonave inteligjentë (89 për qind), 10 për qind përmes laptopëve të tyre, ndërsa vetëm 1 për qind e mbajtësve të kartave praktikojnë blerjet përmes kompjuterave.
Fill pas veshjeve, njerëzit janë më të interesuar të porosisin produkte dhe shërbime nga platforma Gjirafa.com, dhe në të njëjtën masë, të anketuarit blejnë lodra, bizhuteri dhe produkte shtëpiake. Këto të dhëna rezultuan nga hulumtimi rajonal i kryer nga Visa.
Veshjet janë produkti i parë më i popullarizuar në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi, me përjashtim të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku vjen i renditur si i dyti. Në Malin e Zi, porositja e ushqimit përmes aplikacioneve është më e popullarizuara pas veshjeve, ndërsa në shumicën e vendeve në rajon, këto aplikacione zënë vendin e katërt dhe të gjashtë.
Për pjesëmarrësit e hulumtimit, përfitimet kryesore të pagesave në internet përmes smartphone-it janë komoditeti (52 për qind), thjeshtësia përkundrejt opsioneve të tjera (41 për qind) dhe shpejtësia (40 për qind). Në të njëjtën kohë, 22 për qind e të anketuarve besojnë se pagesa me smartphone ofron rekomandime të personalizuara, si dhe përmbajtje specifike bazuar në vendndodhjen e përdoruesve.
“Më vjen mirë që në Kosovë dhe rajon ka një vetëdije të fortë për blerjet në internet dhe që konsumatorët vlerësojnë ofertat e personalizuara të mundësuara me zhvillimin e tregtisë elektronike. Është pikërisht tregtia elektronike në të gjithë botën, që ka lulëzuar dhe ka ndikuar në transformimin digjital të shumë bizneseve dhe kategorive retail, gjë që ndikon gjithashtu në zakonet tona të përditshme, siç janë mënyrat e blerjes. Këtë mund ta shohim në rezultatet e hulumtimit që kemi kryer, i cili tregoi se qytetarët po përqafojnë inovacionin dhe gjithnjë e më shumë po përdorin telefonët e tyre të mençur kur paguajnë në internet, sepse kjo u sjell atyre përfitime të shumta, kryesisht shpejtësi, efikasitet dhe siguri“, tha Vladimir Djordjevic, menaxher i përgjithshëm i Visa për Evropën Juglindore.
Kur bëhet fjalë për frekuencën e blerjeve në internet, 20 për qind e të anketuarve në Kosovë blejnë produkte dhe shërbime disa herë në muaj, dhe në mesin e atyre që nuk kanë provuar ende të blejnë në internetin përmes telefonave inteligjentë, 68 për qind e tyre planifikojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt.
Pranimi më i shpejtë dhe më i lehtë i metodave inovative të pagesës u ndikua kryesisht nga përvoja personale pozitive (76 për qind), si dhe rekomandimet e anëtarëve të familjes (42 për qind), miqve (33 për qind) dhe bankës (32 për qind).
Pavarësisht zakoneve të ndryshme të blerjes, hulumtimet tregojnë se blerësit nga rajoni kanë gatishmëri të ngjashme për të adoptuar teknologji moderne.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Pse punëtorët në Zvicër nuk kanë pagë minimale?
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër