LAJMI I FUNDIT:

Fajon: Sllovenia do ta ndihmojë Kosovën, kemi një histori të përbashkët

Fajon: Sllovenia do ta ndihmojë Kosovën, kemi një histori të përbashkët

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon tha se Sllovenia përkrah Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Kryediplomatja sllovene rikonfirmoi edhe njëherë se Sllovenia dhe Kosova kanë lidhje të forta mes vete.


“Sllovenia është një vend i vogël e po ashtu edhe Kosova, kemi histori të përbashkët me Kosovën, por edhe me rajonin dhe mund të ndihmojmë si në fushën e sigurisë ashtu edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe në reformat në drejtësi”, tha Fajon, në RTK.

Kryediplomatja sllovene tha se Bashkimi Evropian ka gjithnjë sfida të mëdha siç është edhe kjo në Ukrainë.

“Por në muajt e fundit kemi pas lëvizje përpara për udhëtimin pa viza, që është shumë i rëndësishëm për të rinjtë nga Kosova”, tha kryediplomatja sllovene.

Ajo tha se për liberalizimin e vizave ka qenë e angazhuar që nga fillimi, por kjo pritet të ndodh më së largu deri me 1 janar 2024, duke shtuar se do të isha e lumtur që kjo të ndodhte edhe më herët.

Sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, ministrja Fajon tha se Sllovenia e mbështet këtë proces. Sipas saj, është me rendësi që të dy palët të angazhohen në dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, tani kur kemi edhe iniciativën evropiane, apo franko-gjermane siç është thënë më parë.

“Në prill do të kemi edhe zgjedhje në pjesën veriore, të cilat duhet të jenë të ndershme e të lira… U përket politikanëve të Kosovës e Serbisë që të arrijnë kompromis dhe të gjejnë zgjidhje”, tha ajo.

Fajon foli edhe për ambiciet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

Kryediplomatja sllovene tha se pas luftës në Ukrainë të gjithë janë të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, dhe se sipas saj, duhet pasur një Ballkan Perëndimor të fortë e gjithashtu edhe një Kosovë të fortë.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori