LAJMI I FUNDIT:

Fahredin Shehu, pjesë e projektit artistik të skulptorit të famshëm Italian, Italo Lanfredini

Fahredin Shehu, pjesë e projektit artistik të skulptorit të famshëm Italian, Italo Lanfredini

Në një projekt që zgjati plot dy vjet, artisti/skulptori i njohur Italian Italo Lanfredini, ka realizuar barkën e punuar të drurit ku janë punuar poezitë e emrave më të njohur të poetëve botëror aktualisht, në mesin e të cilëve edhe poeti kosovar Fahredin Shehu

Kohë më parë, poezitë së bashku me barkën dhe skulpturat tjera janë ekspozuar në Villa Medici del Vascello, në Cremona, Itali. Familja Medici ishte tutor i shumë artistëve të mesjetës ndërkaq në Vilën e tyre sot organizohen shumë aktivitete kulturore.


Poeti kosovar Fahredin Shehu, është prezantuar me poezinë: “I mbërthyer në jehonën e guaskës bojëylber”, të përkthyer në Italisht nga Anila Stojku.

E njëjta poezi është përkthyer edhe në Hebraisht nga poetesha e njohur Izraelite, Gili Haimovich, e cila me këtë botim Shehut ia uroi ditën e pavarësisë, dhe u botua ne Jeruslem, ndërkaq në gjuhën Greke, poezia në fjalë është përkthyer nga poetesha Alma Braja në Athinë.

Sipas Shehut, ky projekt, i cili zgjati rreth dy vjet, është njëri nga projektet shumë të rëndësishme, sepse janë përfshirë emrat e njohur të letërsisë si Fiona Samspon, Marilyne Bertoncini, Gili Haimovich, Carlo Alberto Sita, Guiliano Scabia, Evelina Schatz etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori