LAJMI I FUNDIT:

Facebook vjen me dy dëgjuese të zgjuara

Facebook vjen me dy dëgjuese të zgjuara

Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook thuhet se ka vendosur të lansojë dy lloje të dëgjuese të zgjuara këtë verë, raportohet nga DigiTimes.

Folësit dhe dëgjueset e zgjuara, me sa duket janë koduar me emrin Aloha dhe Fiona, besohet se do të vijnë me ekranet e ndjeshme në prekje me diagonalet prej 15 inç dhe ofrojnë video chat dhe veçori të tjera të shumta të rrjeteve sociale.

Modeli Aloha pritet të jetë më i shtrenjtë dhe mund të shitet nën emrin Portal. Thuhet se do të vjië me tiparin e njohjes së zërit dhe fytyrës për të identifikuar përdoruesit dhe do të ketë një kamerë frontale me një lente me kënd të gjerë.

Facebook thuhet gjithashtu se ka bërë partneritet me Sony dhe Universal Music për të përfshirë një lloj funksioni muzikor në pajisje, gjithnjë sipas burimeve të DigiTimes.