Facebook Messenger përdoret nga 200 milionë njerëz

Kjo është hera e parë që Facebook ka publikuar të dhëna për sasinë e përdorimit të aplikacionit, i cili cilësohet si njëri ndër aplikacionet më të suksesshme të kompanisë.
Në fakt, Facebook gjithashtu mban në pronësi edhe aplikacione të tjera të cilat përdoren nga qindra miliona përdorues, siç është rasti me WhatsApp, e cila është duke arritur tek 500 milionë përdorues.
Njëra ndër mënyrat se si Facebook ka menduar ta rrisë popullaritetin e Messenger ka qenë edhe ndarja e aplikacionit nga ai i Facebook, dhe tani ata që duan ta përdorin aplikacionin duhet ta shkarkojnë atë si aplikacion të pavarur, dhe jo si pjesë e Facebook. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
24/04/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































