LAJMI I FUNDIT:

Facebook mbyll qindra profile të rreme të lidhura me grupin iranian MEK në Shqipëri

Facebook mbyll qindra profile të rreme të lidhura me grupin iranian MEK në Shqipëri

Facebook njofton se më 6 prill ka mbyllur qindra llogari të rreme të lidhura me një grup iranian në Shqipëri.

Llogaritë postuan përmbajtje kritike ndaj Qeverisë së Iranit dhe mbështetëse të Muxhahedin-e-Khalq, një grup disident i njohur si MEK.


Në shumë raste, llogaritë e Facebook dhe Instagram përdorën emra dhe fotografi të rreme të profilit, përcjell Ora News.

Kompania përcaktoi që llogaritë po drejtoheshin nga një vend i vetëm në Shqipëri nga një grup individësh që punonin në emër të MEK.

Sipas raportimeve, Facebook u ka mbyllur muxhahedinëve 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe dhe 146 llogari në Instagram në muajin mars për shkeljen e rregullave dhe mashtrimin e të tjerëve në lidhje me identitetin dhe qëllimin e tyre në emër të një subjekti të huaj.

“Rrjeti i llogarive të rreme ishte më aktiv në 2017 dhe përsëri në fund të vitit 2020”, tha Facebook.

Në tërësi, më shumë se 300 llogari, faqe dhe grupe në Facebook dhe Instagram u mbyllën si pjesë e veprimit të kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori