Facebook mbyll disa faqe që “promovonin presidentin Donald Trump”, të cilat menaxhoheshin nga Kosova
Facebook ka mbyllur një rrjet faqesh që promovuan patriotizmin amerikan dhe Presidentin Donald Trump pasi u zbuluan se po menaxhoheshin nga Kosova.
Siç shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për më shumë se 170,000 ndjekës të faqes “Police Lives Matter”, e cila ndau përmbajtje provokuese virale që mbështeste oficerët e policisë amerikane dhe përfshinte faqe me titujt “All Lives Matter”, “I Support The Police US not Criminals” and “Blue Lives Matter USA”.
Për të tërhequr trafik në internet, rrjeti, i cili kishte më shumë “ndërveprim social” sesa media të krijuara si Bloomberg, Vox dhe BuzzFeed, gjithashtu drejtoi faqe në lidhje me kafshët e lezetshme, duke përfshirë “Happy Animal Club” dhe “3-Minute Stories Animal”.
1. The “Police Lives Matter” Facebook page accumulated 170K fans
The page purported to be run by U.S. police officers, with cops posting about the “first dayshift of my career with a K9”
It was actually run from Kosovohttps://t.co/QJSmHGyuk4
— Judd Legum (@JuddLegum) September 30, 2019
Ndërkohë uebfaqja hetimore “Popular Information” zbuloi se ndërsa promovonin identitetin amerikan, faqet në të vërtetë ishin të drejtuara nga Kosova dhe kërkuan të fitonin para duke luajtur me emocionet e amerikanëve.
Edhe pse nuk synonin ta promovonin Trump politikisht, ato përdorën dezinformata për të shfrytëzuar një reagim të krahut të djathtë kundër lëvizjes “Black Lives Matter”, dhe shpesh shtynë përmbajtjen pro-Trump, shtoi “Popular Information”.
Për këto thuhet se Facebook ishte alarmuar më 27 shtator dhe si rezultat i ka fshirë të gjitha këto.
Në një prononcim për Newsweek, zëdhënësi i Facebook Joe Osborne tha: “Ne kemi hequr faqet që shkelin politikat tona dhe do të vazhdojmë të zbatojmë këtë kur të përcaktojmë shpërdorim”.
Mediumi amerikan shkruan se kjo është hera e dytë në javë që gjigantit të mediave sociale i është dashur të fshijë faqe të tilla, të ndjekura nga miliona amerikanë, që në fakt u drejtuan nga Evropa Lindore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin