LAJMI I FUNDIT:

Facebook ka një logo të re – por aplikacioni do të duket i njëjtë

Facebook ka një logo të re – por aplikacioni do të duket i njëjtë

Facebook është duke bërë një ndryshim të madh në identitetin e tij vizual, duke e diferencuar kompaninë Facebook nga aplikacioni Facebook.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania sot zbuloi një logo të re me një tekst të thjeshtë dhe të kapitalizuar, i cili do të përdoret në të gjithë portofolin e tij të aplikacioneve.


Logoja e re e korporatës Facebook, që nga nëntori i vitit 2019.

Sidoqoftë, rrjeti social Facebook do të ruajë të njëjtën pamje blu dhe të bardhë, për të cilën jeni mësuar për vite me rradhë.

“Facebook-u kinez” po bëhet një makth i keq për Mark Zuckerberg - përveç disa zyrave, tanimë po ia merr edhe punëtorët e tij
Lexo po ashtu “Facebook-u kinez” po bëhet një makth i keq për Mark Zuckerberg - përveç disa zyrave, tanimë po ia merr edhe punëtorët e tij

Për shembull, këtu është se si do të shfaqet markimi i aplikacionit në Instagram:

Gjithnjë e më shumë, Facebook ka qenë më shumë sesa thjesht rrjeti i vetëm social; Instagram dhe WhatsApp janë shumë të mëdhenj.

Në të njëjtën kohë, kompania dëshiron të bëjë më të qartë se nga vijnë këto aplikacione në vend që ato të veprojnë si entitete plotësisht të ndara.

Kur bie Facebook, të gjithëve “u ndalet fryma” - një histori e ndërprerjeve të platformës gjigante, nëpër vite!
Lexo po ashtu Kur bie Facebook, të gjithëve “u ndalet fryma” - një histori e ndërprerjeve të platformës gjigante, nëpër vite!

Sipas një studimi të vitit 2018, 57 për qind e amerikanëve nuk e dinin madje që Instagram është në pronësi të Facebook, dhe një tjetër tregoi se 50 për qind nuk e dinë që kompania zotëron WhatsApp, kështu që është ndoshta një gjë e mirë që Facebook po e bën më të qartë rolin e saj.

Ky veprim i Facebook disi është i ngjashëm me atë që bëri Google kur nxori Alphabet si shoqërinë mëmë, edhe nëse kësaj here nuk ka ndonjë emër të ri. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Teknologji
Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Kalo në kategori