LAJMI I FUNDIT:

Facebook me funksion të ri për mbështetjen e kauzave

Facebook me funksion të ri për mbështetjen e kauzave

Facebook pritet ta lëshoj në përdorim një funksion të ri i cili i dedikohet peticioneve dhe do të quhet Community Actions.

Me anë të këtij funksioni, përdoruesit në Facebook do të mund të krijojnë një peticion, të etiketojnë organizatat dhe institucionet përkatëse dhe të kërkojnë prej miqve të tyre mbështetje për kauzën.

Mbështetësit e këtyre peticioneve mund të diskutojnë me njëri-tjetrin si dhe të krijojnë aktivitete dhe fushata të donacioneve, përcjell Telegrafi.

Rrjeti më i madhe social, ka treguar prej kohësh fuqinë organizative të aktiviteteve. Vitet e fundit ka integruar shumë funksione të cilat u shërbejnë kauzave dhe angazhimit në to.

Për të shmangur keqpërdorimin e peticioneve, Facebook ka paralajmëruar se do të shfrytëzojë një kombinim të raportimit të përdoruesve, algoritmeve dhe mbikëqyrjen nga vetë njerëzit. /Telegrafi/