LAJMI I FUNDIT:

Facebook forcon rregullat në shërbimin “Live Streaming”, pas sulmeve terroriste në Zelandë të Re – bëhen të ditura detajet

Facebook forcon rregullat në shërbimin “Live Streaming”, pas sulmeve terroriste në Zelandë të Re – bëhen të ditura detajet
The logo of social network Facebook is displayed on a smartphone, on January 15, 2019 in Nantes, western France. (Photo by LOIC VENANCE / AFP)

Facebook ka njoftuar sot se do të prezantojë kufizimet në shërbimin “Live Streaming” (transmetim i drejtpërdrejtë), duke aplikuar një politikë “one strike”, pas sulmeve terroriste të Christchurch.

Kujtojmë se në një sulm terrorist në xhamitë Al Noor dhe Linwood në Christchurch të Zelandës së Re u vranë 50 besimtarë myslimanë të cilët kishin shkuar për të falur namazin e ditës së premte.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Guy Rosen, zëvendëspresident i Facebook-ut për menaxhimin e produkteve shkroi: “Pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Zelandën e Re, ne kemi shqyrtuar se çfarë mund të bëjmë më shumë për të kufizuar shërbimet tona nga përdorimi i tyre për të shkaktuar dëme apo për të përhapur urrejtjen”.

“Si rezultat i drejtpërdrejtë, duke filluar nga sot, njerëzit që kanë shkelur rregulla të caktuara në Facebook … do të kufizohen nga përdorimi i Facebook Live”, citohet të ketë thënë ai.

Ndryshe, vrasjet e 15 marsit në Zelandën e Re u transmetuan drejtpërdrejt në Facebook.

Incidenti në fjalë nxiti edhe kryeministren Jacinda Ardern të kërkojë ndalimin e përhapjes së pamjeve të dhunës ekstreme në internet.

Gjithashtu, bëhet e ditur se politika “one strike” do t’i shoh përdoruesit të kufizohen nga përdorimi i transmetimit të drejtpërdrejtë për një periudhë të caktuar kohore.

“Për shembull, dikush që ndan një lidhje me një deklaratë nga një grup terrorist pa kontekst do të bllokohet menjëherë nga përdorimi i Live për një periudhë të caktuar kohe”, ka thënë tutje Rosen.

Në këtë drejtim, mediat raportojnë se Facebook do të investojë 7.5 milionë dollarë në kërkime për të përmirësuar teknologjinë e analizës së imazhit dhe të videos – gjithashtu duke bashkëpunuar edhe me universitetet amerikane për të parë teknika të reja. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Një nga modelet e ardhshme të iPhone 17 do të pësojë një ndryshim të madh

Një nga modelet e ardhshme të iPhone 17 do të pësojë një ndryshim të madh

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Kalo në kategori