LAJMI I FUNDIT:

Facebook filtron profilet, heq profilet e rreme

Facebook filtron profilet, heq profilet e rreme

Rrjeti social Facebook, pak javë përpara zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, që janë mbajtur më 24 shtator, hoqi dhjetëra-mijëra profile të rreme të regjistruara në Republikën Federale, tha zëdhënësi i Facebook-ut, Richard Allen, përcjell albinfo.ch.

“Pas raporteve të ndërhyrjeve të huaja në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe Francë, ne bashkëpunuam me autoritetet gjermane për ta bërë Facebook-un një mjedis më të sigurt për përfshirjen natyrore të qytetarëve në jetën shoqërore”, tha Allen.


Për të parandaluar keqpërdorimin e platformës, ai sugjeroi se ata nisën një iniciativë të re për të hequr profilet e rreme për aktivitetet e dyshimta.

Më parë, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, tha se nuk kishte gjurmë të ndërhyrjes në rezultatin e zgjedhjeve gjermane përmes rrjetit social.