LAJMI I FUNDIT:

Facebook dhe platformat e tjera të mediave sociale rrezikojnë miliona dollarë nga rregulli i ri i vendosur nga presidenti brazilian

Facebook dhe platformat e tjera të mediave sociale rrezikojnë miliona dollarë nga rregulli i ri i vendosur nga presidenti brazilian

Një lëvizje e re nga presidenti brazilian Jair Bolsonaro për të ndaluar platformat e mediave sociale nga heqja e informacionit të rremë mund të nënkuptojë gjoba të mëdha për çdo kompani që nuk i përmbahet mandatit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një rregull të përkohshëm të nënshkruar të mërkurën vonë, Bolsonaro u ndaloi platformave të mëdha sociale si Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, SnapChat dhe TikTok të moderojnë përmbajtjen që mendohet se përmbajnë informacione të rreme.

Kompanitë sipas rregullit të ri do të kenë nevojë për një urdhër gjykate braziliane për të hequr një përmbajtje të tillë.

“Është e ndaluar që ofruesit e rrjeteve sociale të miratojnë kritere të moderimit ose të kufizojnë fushën e përhapjes së përmbajtjes që nënkupton censurë politike, ideologjike, shkencore, artistike ose fetare”, thotë një përkthim në anglisht i rregullit.

Madje, siç thuhet më tej, rregulli kërkon gjoba deri në 10% të të ardhurave të kompanisë brenda Brazilit gjë që mund të jetë e shtrenjtë për rrjetet e mediave sociale.

Brazili është një nga tregjet më të mëdhenj të mediave sociale, me njerëz që shpenzojnë mesatarisht 3 1/2 orë në ditë në Facebook, Instagram, Twitter, YouTube dhe Pinterest. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori