Fabinho nuk e besonte se çfarë kishte bërë Alisson - mesfushori ndau imazhe nga zhveshtorja

Liverpooli në xhiron e 36-të në Ligën Premier e përjetoi ndoshta momentin më të bukur të këtij edicioni.
The Reds ia dolën që të fitonin 2-1 ndaj West Bromit, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.
Për të realizuar këtë gjë, u përkujdes portieri Alisson Becker, që shënoi golin e fitores me kokë në minutën e 90+5-të.
Nga një harkim i Tren Alexander-Arnold, braziliani që kishte shkuar në sulm, goditi topin me sukses, për ta plasuar atë në rrjetë.
Lojtarët e Liverpoolit ishin tejet të gëzuar, duke festuar së bashku me Alissonin, derisa një gjë e tillë vazhdoi edhe në zhveshtore.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































