LAJMI I FUNDIT:

Evropianët grinden për Brexit-in dhe për refugjatët

Evropianët grinden për Brexit-in dhe për refugjatët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dëshiron respekt të dyanshëm për realizimin e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe një atmosferë të mirë. Ajo kërkon shumë për një temë të shoqëruar kaq me debate. Megjithëse negociatorët shprehen me diplomaci, por ka zëra se edhe mes Michel Barnierin, negociator i BE-së dhe negociatorit britanik ka grindje. Ndërsa, në Britaninë e Madhe, ministri për Brexit, Dominic Raab, i sulmon ashpër pozicionet e BE-së.

Por, Merkel, në samitin e BE-së në Salsburg kërkon të flitet për arritjet pozitive. “Në disa sektorë është e mundur një bashkëpunim i mirë.” Ajo përmend temën e sigurisë, ku palët janë të një mendimi. Por, atë që nuk përmend Merkeli janë marrëdhëniet ekonomike. Kryeministrja britanike, Theresa May kërkon një treg të brendshëm për mallrat, të cilën BE nuk e pranon.


Para darkës së përbashkët ditën e mërkurë me krerët e shteteve dhe qeveriv, Theresa May iu drejtua me një apel vendeve anëtare. Qeveria e saj ka bërë progres në pozicionet e saj, tani është radha e BE, tha ajo. “Jam optimiste, se me vullnet të mirë dhe angazhim do të (mund) të arrijmë të përmbyllim një marrëveshje, të mirë për të dyja palët.”

Më problematike paraqitet çështja e kufirit irlandez. Barnier kërkon të paraqesë propozime të reja, sipas të cilave do mund të zhvillohen kontrollet e mallrave në portet e largëta apo përmes regjistrimit teknik. Londra nuk e pranon edhe teorikisht vendosjen e një kufiri në hapësirat ujore irlandeze.

Afati kohor është i qartë: Në mes të nëntorit duhet të zhvillohet samiti përfundimtar për Brexit-in. Qeveria britanike ka edhe gjashtë javë kohë për të sqaruar pozicionet e saj.

Ndërkohë, kreu i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, përpiqet të bindë krerët e BE-së për çështjen e migracionit. Në këtë vit nuk kanë ardhur as 100 mijë migrantë në BE. “Kjo është më pak se para krizës së refugjatëve.” Prandaj, vendet anëtare duhet të përqendrohen tek zgjidhja e problemeve aktuale me migrantët. Nuk duhet të ndahemi në ata që duan një zgjidhje dhe ata “që e përdorin situatën për lojëra politike.”

Për të ndalur migrimin nga Deti Mesdhe dhe punën e bandave të trafikantëve, kancelari austriak, Sebastian Kurz kërkon forcimin e Agjencisë së BE-së për Mbrojtjen e Kufijve – Frontex. Komisioni Evropian ka bërë një propozim se si do të financohen 10 mijë punonjës të policisë që do të punojnë për Frontex-in për të siguruar kufijtë e jashtëm të BE. Por, Kurz pranoi se Italia, Greqia dhe Spanja kanë rezerva për shkak se i tremben kufizimit të sovranitetit. Edhe Viktor Orban, kryeministri hungarez mjaft i komentuar në Evropë, nuk i përkrah shumë planet për forcimin e Frontex-it. “Kjo është puna jonë, nuk kemi nevojë për ndihmë nga Frontex-it”, tha Orban.

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori