LAJMI I FUNDIT:

Evropa do të përjetojë një dimër vdekjeprurës!?

Evropa do të përjetojë një dimër vdekjeprurës!?

Evropa pritet që të preket nga një dimër i ashpër. Ekspertët britanikë parashikojnë që vendi të preket nga një valë polare e të ftohtit, duke bërë që jeta e banorëve të vihet në rrezik.

Paralajmërimi vjen pasi Britania aktualisht po përballet me fundjavën më të ftohtë të sezonit.


Këtë të diel, një pjesë e vendit u zgjua me temperatura -2 gradë.

Meteorologët paralajmëruan për rrezikun e akullit në rrugë dhe autoritetet vendosën sinjalistikën përkatëse në pjesën perëndimore të Britanisë.

Ata parashikojnë që ky dimër të jetë një ndër më të ftohtit i viteve të fundit dhe me më shumë reshje dëbore, ndërsa thonë se temperaturat janë më të ulëta se normalisht për këtë periudhë. /tvklan.al/