LAJMI I FUNDIT:

Evropa mund të hyjë së shpejti në një ‘periudhë të gjatë qetësie’ në pandemi, thotë OBSH

Evropa mund të hyjë së shpejti në një ‘periudhë të gjatë qetësie’ në pandemi, thotë OBSH

Drejtori për Evropë, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se kontinenti së shpejti mund të hyjë në një “periudhë të gjatë qetësie” në pandeminë e COVID-19.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Hans Kluge përmendi normat e larta të vaksinimit, fundin e dimrit dhe natyrën më pak të rëndë të variantit Omicron.

“Kjo periudhë e mbrojtjes më të lartë duhet parë si një ‘armëpushim’ që mund të na sjellë paqe të qëndrueshme”, tha ai duke folur për media.

Kjo vjen pasi një numër vendesh evropiane po i japin fund kufizimeve të COVID-19.

Kluge tha se rreth 12 milionë raste të reja të virusit u zbuluan në të gjithë Evropën javën e kaluar –më e larta e regjistruar – por zyrtarët nuk kanë parë një rritje të konsiderueshme në ata që kanë nevojë për kujdes kritik spitalor.

Danimarka u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që hoqi të gjitha masat, përfshirë edhe mbajtjen e maskave, në fillim të kësaj jave.

Ndonëse rastet janë ende relativisht të larta atje, autoritetet thonë se virusi nuk konsiderohet më si “kërcënim kritik” derisa shkalla e lartë e vaksinimit po ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda pavarësisht përhapjes së shpejtë të Omicron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori