LAJMI I FUNDIT:

Evropa fillon t’i zbus masat – Italia, Polonia dhe Hungaria hapin parqe dhe restorante

Evropa fillon t’i zbus masat – Italia, Polonia dhe Hungaria hapin parqe dhe restorante

Evropa ka filluar të zbus gradualisht masat e saj që erdhën si pasojë e pandemisë COVID-19.

Spanjollët dolën në rrugë pas 48 ditësh izolimi, dhe Italia e goditur shumë keq nga ky virus, shpejt do të ndjejë zbutjen e masave.


Më shumë se 242,000 njerëz kanë vdekur nga coronavirus deri më tani dhe 3.4 milionë në mbarë botën janë infektuar, transmeton Telegrafi.

Por, pas dy muajsh me masa të rrepta në Itali, vendi i dytë në numrin më të madh të vdekjeve nga coronavirusi, njerëzit do të lejohen të ecin nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit nesër.

Situata është e ngjashme në Hungari, dyqanet dhe muzetë, hapësirat publike, restorantet, hotelet dhe pishinat do të hapen – por kufizimet do të qëndrojnë të forta në Budapest, që është vendi më i prekur në këtë shtet.

Gjermania gjithashtu po vazhdon të lehtësojë masat, me disa shkolla tjera që pritet të hapen dhe Sllovenia dhe Polonia po hapin ndërmarrjet individuale dhe po çelen edhe hapësirat publike.

Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se virusi mund të kthehet përsëri nëse ne nuk e respektojmë distancimin social.

“Ne duhet të ruajmë distancën shoqërore, higjienën maksimale dhe të përdorim maska. Ne kemi bërë më të mirën që mundemi. Gjithçka varet nga ju nga kjo e hënën”, tha zyrtari i urgjencës italiane Domenico Arcuri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori