LAJMI I FUNDIT:

Evapify sjell në Kosovë GEEKBAR duke e dërguar industrinë e VAPING në tjetër nivel!

Evapify sjell në Kosovë GEEKBAR duke e dërguar industrinë e VAPING në tjetër nivel!

Evapify, ka shtuar në gamën e produkteve një alternative unike të produkteve me dhe pa nikotinë.

Geek Bar, i cili  bëri histori duke qenë brendi i parë i cigareve elektronike me avullosje- VAPES që është shpërblyer me çmimin e shquar Hall of FameMENA Vape Awards 2023, vjen edhe në Kosovë, ekskluzivisht nga EVAPIFY.

Ky çmim vlerëson një produkt, inovacion të lëngjeve elektronike ose Vaping, i cili konsiderohet si një “Game Changer” për industrinë dhe kjo është hera e parë që fitohet nga një markë e cigareve elektronike me avullosje.

E themeluar në vitin 2015, GEEKBAR është një brend vape-ësh një-përdorimshe, e njohur për pajisjet e saj me cilësi të lartë. GEEKBAR është i përkushtuar ndaj cilësisë, prodhimit deri te marketingu dhe shpërndarja. DUAL MESH COIL ose ndryshe rrjeta spirale e dyfishtë është një nga komponentët kryesor si pjesë e teknologjisë së fundit që bën dukshëm dallimin në cilësinë e avullimit dhe shijes së njëtrajtshme.

Potti Lan, shefi i marketingut për kompaninë GEEKBAR GEEKVAPE, tha: “Si kompani, ne kemi një detyrë dhe mundësi për të formuar një të ardhme më të mirë për konsumatorët, punonjësit dhe palët e interesuara. GEEK BAR shijohet në të gjithë botën dhe ne kemi punuar shumë për të ndërtuar një reputacion që kujdeset për konsumatorët tanë, është i besueshëm dhe i avancuar duke përdorur teknologjinë më të fundit. Ne i testojmë produktet tona për t’u siguruar që ato janë të cilësisë më të lartë dhe që plotësojnë të gjitha standardet e sigurisë dhe rregullat në vendet ku shiten.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi kaq krenarë që kemi fituar këtë çmim prestigjioz në veçanti, në Vapouround’s MENA Vape Awards 2023, në Dubai. Kjo është hera e parë që çmimi Hall of Fame fitohet nga një markë vape-ësh dhe duke qenë një “Game Changer” për arsyet e duhura është pikërisht ajo për të cilën ne po përpiqemi të njihemi. Kjo theksohet nga nxjerrja në treg e njësisë sonë më inovative dhe teknikisht më të avancuar të Përpunimit të Vapingut (VPU), gamën krejt të re MELOSO, e cila është vizualisht mahnitëse dhe e ngrit shijen në nivele të reja.”

Linja e re MELOSO e GEEKBAR vjen ekskluzivisht ne Kosovë nga kompania EVAPIFY. Produktet e Geek Bar nga tani mund t’i gjeni në pikat shitëse të EVAPIFY (Prishtina Mall, Albi Mall, Royal Mall, Lakrishte, Galeria Mall, Village Shopping and fun).

Geek Bar ka një dizajn mahnitës, me një bazë metalike të shndritshme, ndërsa në brendësi, VPU-ja nje inovacion (i ngjashëm me CPU-në në kompjuter) jep shijen më të butë ndonjëherë me shije intensive dhe një aromë frutash për të dhuruar një përvojë unike të Vaping.

Për më shumë informacion mbi linjën e produkteve GEEKBAR vizitoni: http://www.geekbar.com/