LAJMI I FUNDIT:

Eurostat: Kosova ka qasje në internet më të lartë se mesatarja e BE-së

Eurostat: Kosova ka qasje në internet më të lartë se mesatarja e BE-së

Eurostati ka publikuar të dhënat më të reja mbi një numër të vogël të treguesve kryesorë ekonomikë dhe socialë për vendet në zgjerim.

Sipas publikimit të Eurostat-it “Shifrat bazë për vendet në zgjerim” – Botimi 2019, në vitin 2018, Kosova ka përqindjen e familjeve që kanë qasje në internet në shtëpi më të lartën në rajon me 93%.

Kjo përqindje është më e lartë se edhe në vetë vendet e BE-së (89%). Po ashtu, te statistikat demografike, nataliteti për 1.000 banorë më i larti në rajon 16.8, krahasuar me vendet e BE-së 9.9; mortaliteti për 1 000 banorë në vitin 2017 ishte 5.4, që është më i ulët se në vendet e BE-së 10.3, ndërsa proporcioni i nxënësve që regjistrohen në arsimin terciar për 100 banorë, Kosova ka 7.0 krahasuar me vendet e BE-së 3.8.

Eurostati monitoron ecurinë e vendeve në zgjerim në përputhje me Acquis të BE-së – trupa e legjislacionit të BE-së në fushën e statistikave, duke mbledhur një gamë të gjerë të të dhënave nga secili vend.

Këto statistika konsiderohen të domosdoshme për matjen e progresit dhe sigurimin e informatave për efektivitetin e politikave të zgjerimit dhe programeve të asistencës.

Qëllimi përfundimtar është dhënia e të dhënave të harmonizuara me cilësi të lartë, që përputhen me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/