Tregu i fluturimeve në vend rezulton se e ka marrë veten, duke tejkaluar nivelet e përpara pandemisë në dy muajt e parë të këtij viti, të dhënat janë bërë të ditur nga Eurostat, që raporton krahasimet për fluturimet komerciale në shtetet e Evropës.
Shqipëria rezulton e vetmja me rikuperimin pozitiv të tregut të fluturimeve, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të raportuara janë 20-40 për qind më poshtë se periudhat përkatëse të para-pandemisë për janarin dhe shkurtin.
Në janar, fluturimet nga Shqipëria u rritën me 9.7 për qind, në raport me janarin e vitit 2019, ndërsa në shkurt zgjerimi ishte 0.7 për qind.
Ndërsa në raport me periudhat përkatëse të 2021, fluturime janë dyfishuar, përkatësisht me një rritje prej 139.6 për qind në janar, me bazë vjetore dhe rritje me 117.8 për qind në shkurt.
Rimëkëmbja ka nisur që në muajin gusht të vitit të kaluar, ku për shkak të sezonit turistik, fluturimet u rritën me 23 për qind në raport me para krizën dhe me rreth 17 për qind në shtator.
Situata ishte shumë më e mirë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian, që vijoi të vuajë pasojat e pandemisë edhe në 2021, për shkak të kufizimeve më të rrepta që ende ishin në fuqi.
Në gusht dhe shtator, fluturimet në vendet e BE-së ishin mesatarisht 31-33 për qind më të ulëta se muajt përkatës të 2019-s, ndërsa edhe në janar e shkurt të këtij viti nuk kanë arritur ende të rikuperojnë, duke mbetur sërish 33 për qind më pak se para-pandemia, raporton Monitor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit