LAJMI I FUNDIT:

Eurostat: 67.9 për qind e familjeve shqiptare nuk mund të hanë një vakt të plotë

Eurostat: 67.9 për qind e familjeve shqiptare nuk mund të hanë një vakt të plotë

Në Shqipëri, 67.9 për qind e popullsisë, nuk kanë mundësi të konsumojnë një vakt të plotë, që përfshin mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë.

Krahasuar me mesataren ne evropë, shifrat janë tre herë më të larta. Të dhënat e Shqipërisë, i përkasin vitit 2021.


Sipas Eurostat, në vitin 2022, rreth 8.3 për qind e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante këto produkte ushqimore, një përqindje më e lartë, krahasuar me vitin 2021 ku të dhënat ishin 7.3 për qind raporton Euronews Albania.

Situata në Shqipëri është dhe më alarmante. Kjo pasi pas të varfërve, 34.3 për qind e popullsisë, nuk e kanë mundësinë që të konsumojnë një vakt me mish ose peshk.

Të ardhurat e pakta janë shkaku kryesor, si dhe çmimet e larta. Këto dy fenomene kanë sjellë vështirësi tek familjet shqiptare, për të siguruar disa nga ushqimet bazë.

Në botë, të dhënat e Eurostat tregojnë se 19.7 për qind e njerëzve në rrezik varfërie nuk ishin në gjendje për një vakt të tillë.

Niveli i njerëzve të rrezikuar nga varfëria, në vendet e BE, është në nivele të larta. Bullgaria (44.6 për qind), e ndjekur nga Rumania (43.0 për qind) dhe Sllovakia (40.5 për qind), ishin vendet me përqindjen më të lartë të njerëzve në pamundësi për të siguruar ushqim. Nga ana tjetër, përqindja më e ulët, u regjistrua në Irlandë (5.0 për qind), e ndjekur nga Luksemburgu (5.1 për qind) dhe Qipro (5.6 për qind). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori