LAJMI I FUNDIT:

European Commission ka akredituar #UNI-Universum International College me EU Quality for Higher Education (ECHE)

European Commission ka akredituar #UNI-Universum International College me EU Quality for Higher Education (ECHE)

UNI – Universum International College powered by Arizona State University, ka punuar në vazhdimësi me qëllim plotësimin e standardeve europiane të cilësisë, angazhim i cili është vlerësuar me marrjen e ECHE direkt nga Komisioni Evropian. Ky akreditim është një sukses i #UNI, por gjithashtu është një arritje domethënëse për gjithë Arsimin e Lartë në Kosovë.

UNI është njëri nga 5 institucionet në Ballkanin Perëndimor që është akredituar, dhe pajisur me këtë Certifikatë Cilësie, ndërsa nga Kosova janë vetëm #UNI dhe Universteti Amerikan i Kosovës (AUK).

Europian Erasmus Charter for Higher Education, është një certifikatë cilësie që u jepet IAL direkt nga European Commission, i cili rikonfimon statusin dhe cilësinë e universiteteve, jo vetëm në pjesëmarrje në programet e arsimit siç është Erasmus+, por tani e tutje çdo lëndë, certifikatë  , diplomë nga UNI njihet automatikisht në universitetet në Bashkimin Evropian. Studentët tanë, nga ky muaji nuk kalojnë në procese të baras-vlerësimit të diplomës për vazhdim të studimeve në BE, apo punësim në shtetet e BE-së. #UNI zyrtarisht bëhet Institucion i Arsimit të Lartë që operon në Bashkimin Evropian.

Ky akreditim njeh dhe vlerëson përkushtimin e #UNI ne ofrimin e studimeve cilësore, kontributin e stafit akademik dhe studentëve, pjesëmarrjen e #UNI në projekte të financuara nga BE dhe më gjerë, cilësinë e jetës akademike, cilësinë programeve të studimit, suksesin e studentëve të UNI pas diplomimit, suksesin e studentëve gjatë studimeve jashtë vendit.

Pajisu me diplomë të njohur ndërkombëtarisht, nga UNI – Universum International College i cili menaxhohet nga Arizona State University.

Për më shumë informacione kontaktoni në:

E-mail: info@universum-ks.org

Nr.tel:+383 44 144 062

Facebook: Kolegji Universum

Instagram: universumcollege