LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetët francez pro-rus ‘mysafir’ të Milorad Dodikut në ceremonisë anti-kushtetuese në Republika Srpska

Eurodeputetët francez pro-rus ‘mysafir’ të Milorad Dodikut në ceremonisë anti-kushtetuese në Republika Srpska

Dy eurodeputetë francezë të ekstremit të djathtë Thierry Mariani dhe Herve Juvin, do të marrin pjesë në cermoninë antikushtetues në Banja Luka, që shënojnë krijimin e entitetit të Republika Srpska dhe fillimin e gjenocidit boshnjak.

Mariani dhe Juvin janë anëtarë të Frontit Kombëtar të krahut të djathtë Marine Le Pen. Ata njihen për qëndrime pro-ruse.


Mariani dhe Juvin janë pritur në takim nga Milorad Dodik, i cili njihet për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë serb Aleksander Vuçiq.

Së voni ndaj Dodik janë vendosur sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të “aktiviteteve destabilizuese korruptive dhe përpjekjeve për të çmontuar Marrëveshjet e Paqes të arritur në Dejton të SHBA, të motivuara nga interesi i tij vetjak, të cilat kërcënojnë stabilitetin e Bosnjës e Hercegovinës dhe të të gjithë rajonit”.

Ndaj vizitës së deputetëve francez ka reaguar edhe eurodeputetja franceze Nathalie Loiseau, e cila është kryetare e Nënkomisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe ish-ministre për Çështjet Evropiane.

Përmes një shkrimi në Twitter, Loiseau ka shkruar se, “nxitimi te lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës që kërcënon të shkëputet, ruan nacionalizmin dhe lavdëron kriminelët e luftës, kjo është zgjedhja e Thierry Marianit”.

Politologu boshnjak Jasmin Mujanoviq ka deklaruar se kjo vizitë realizohet mes “përpjekjeve të përtëritura për shkëputje nga Dodik. Sarajeva duhet të protestojë për praninë e tyre në Ambasadën franceze”.

Mariani njihet për lidhjet e tij me Rusinë, ku në vitin 2015 i shoqëruar nga zyrtarë rusë, ai bëri një udhëtim në Gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Ndërsa, në vitin 2016, ai solli rezoluta jodetyruese në Asamblenë Kombëtare dhe Senatin duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian të heqë sanksionet ekonomike kundër Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori