Trajtimi i rasteve të profilit të lartë nuk ka shënuar progres, e disa prej tyre rrezikojnë parashkrimin, derisa për institucionet e drejtësisë sfidë mbetet edhe produktiviteti i seancave, ndërsa, paraburgimi po vazhdon të përdoret në mënyrë të tepruar. Kështu thotë raporti i EULEX-it lidhur me monitorimin e sistemit të drejtësisë.
Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano tha se raporti nënvizon se rruga drejt përafrimit të Bashkimin Evropian kërkon një përkushtim të palëkundur nga udhëheqësit e institucioneve të sundimit të ligjit në të gjitha nivelet.
Sipas tij ky raport i cili përfshinë gjetjet nga monitorimi i 300 rasteve, është dëshmi e rrugëtimit të sistemit gjyqësor në Kosovë.
“Ky raport nënvizon se rruga drejt përafrimit të Bashkimin Evropian kërkon më shumë se reforma institucione në drejtësi, por kërkon një përkushtim të palëkundur nga udhëheqësit të institucioneve të sundimit të ligjit në të gjitha nivelet dhe mbështetjen nga të gjitha komunitetet. Kjo qasje pjesëmarrëse është jashtëzakonisht me rëndësi sepse asnjë reformë qoftë më e mira e mundur nuk mund të ketë sukses në vete….
EULEX vazhdon të jetë partner i përkushtuar i Kosovës zotimi ynë për të mbështetur sektorin e drejtësisë së Kosovës është i palëkundur, por përgjegjësia për transformimin e vërtetë përfundimisht i takon lidershipit kosovar. Vullneti politik, pavarësia gjyqësore dhe angazhimi aktiv qytetarët janë forcat shtytëse për të zvogëluar këtë hendek ndërmjet legjislacionit dhe zbatimit”, theksoi ai.
Ndërsa, shefi i Njësisë së EULEX-it për monitorimin e rasteve, Hubert van Eck Koster u shpreh se rezultatet kanë munguar në trajtimin e rasteve të profilit të lartë, të cilat sipas tij rrezikojnë edhe disa të parashkruhen, ndërsa edhe paraburgimi vazhdon të përdoret në mënyrë sistematike.
Sipas raportit, progres është shënuar në rastet e krimeve të luftës e edhe në luftimin e dhunës në baza gjinore.
“Sa i përket trajtimit të rasteve të profilit të lartë, të korrupsionit shumë prej tyre fatkeqësisht nuk kanë shënuar ndonjë përparim të mirëfilltë edhe pse disa gjykime janë duke u mbajtur për vite të tëra dhe rreziku në disa prej rasteve është se ato mund të arrijnë afatin e parashkrimit e shumë prej rasteve të profilit të lartë që kanë pasur një përparim dhe kanë përfunduar me lirim nga akuza…Sa i përket produktivitet të seancave ka pasur më pak përparim në dy vitet e fundit sesa që kishim pritur paraprakisht duke pas parasysh përmirësimet e vazhdueshme të pas vitit 2018 e tutje….
Në periudhën shtator 2022 maj 2024, 230 seanca nga 821 seanca të monitoruara kanë qenë joproduktive që i bie 28 % të seancave janë jo produktive…. Paraburgimi në procedura kemi vërejtur një përdorim të tepruar në vend që të përdoreshin masa më të buta, misioni ka vlerësuar në bazë të analizave të 67 vendimeve për paraburgim vazhdon të përdoret masa e paraburgimit në mënyrë sistematike pa ndonjë arsyetim të duhur dhe shpesh vazhdohet në mënyrë automatike…11Në periudhën aktuale numri i personave të paraburgosur për më shumë se dy vite është rritur nga 37 në 61 ku 10 persona mbahen të paraburgosur për më shumë se 6 vite”, tha ai.
Komente për raportin e EULEX-it patën edhe krerët e institucioneve e sigurisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha theksoi se në aspektin e hetimeve proaktrive ka bërë reforma të mëdha duke ngritur kapacitetet e inteligjencës.
Ai shprehu përkushtimin e Policisë së Kosovë për të rritur efikasitetin në luftimin dhe parandalimin e sundimit të ligjit.
“Ne do të jemi të fokusuar në rritjen e bashkëpunimit ndër institucional për të adresuar këto të gjetura dhe rekomandime. Disa nga çështjet organizative që ndërlidhen me njësinë e veçantë të hetimeve janë adresuar në kuadër të strukturës së re organizative të PK-së. Sa i përket pozitës së veçantë të hetimeve ajo ishte rregulluar me strukturën e re gjithashtu në kuadër të rregullores së re dhe sistematizim të vendeve të punës në Polici është rregulluar edhe statusi i veçantë i njësisë së hetimeve”, theksoi ai.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdari u shpreh se këto raporte kanë mundësuar identifikimin e mangësive të sistemit të drejtësisë.
Hajdari shprehu gatishmërinë e KPK-së për bashkëpunim në trajtimin e rasteve të profilit të lartë.
“Secili prokuror do të mbahet përgjegjës për vonesat e paarsyeshme të hetimit penal dhe mungesës së paarsyeshme në rastet e profilit të lartë. Do të mbahen takime me kryeprokurorët për të adresuar mangësitë në akuzat e profilit të lartë që kanë rezultuar me lirim nga akuza, jemi të gatshëm të diskutojmë publikisht me KGJK dhje gjyqësorin për aktakuzat e arsyetuara që lidhen me rastet e korrupsionit apo profilit të lartë. Do t’i inkurajojmë prokurorit që të marrin pjesë në shpalljen e aktgjykimit në të kundërtën do të vlerësohen negativisht. Do të inkurajojnë prokurorët të zbatojnë masa më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë derisa masën e paraburgimit ta vlerësojnë të fundit”, theksoi ai.
Ndonëse me të gjeturat u pajtua dhe e konsideron si kredibil, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj adresoi edhe kritika.
“Të jepni pak më shumë vëmendje kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë, të buxhetit për shkak se është e ndërlidhur direkt efikasiteti, efektiviteti dhe performanca e përgjithshme por edhe cilësia e besimit direkt me kapacitet që kemi në përmbushjen e misioneve tona ligjore e kushtetuese…Buxheti i institucioneve tona është në limite të mbijetesës që kufizon shumë resurset”, theksoi ai.
Raporti i monitorimit të sistemit të drejtësisë, është raporti i gjashtë me radhë që është publikuar nga Misioni i EULEX-it në Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Presidentja Osmani takon Presidentin Trump në Paris
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe
Rrëqebulli i Ballkanit dhe disa lloje shpezësh drejt zhdukjes
Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?