Në mesnatë skadon afati për nënshkrimet për kandidatura të pavarura për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor. Për këto zgjedhje ka interesim të madh për kandidaturat e pavarura e në veçanti për qytetin e Shkupit.
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë sjellë një befasi për nga numri i kandidatëve të pavarur që do të garojnë për kryetar komunash. Sipas të dhënave të KSHZ janë gjithsej 18 kandidatë të pavarur, ndërsa 15 të tjerë janë në pritje të mbylljes së këti procesi.
Sipas analistëve kjo gjë është shumë pozitive për të ardhmen politike të vendit, por ajo që po e ul entuziazmin është se disa prej kandidatëve që kanë dalë si të pavarur, kanë marrë mbështetjen e disa partive politike me çka kanë marrë ngjyrime politike.
Daniela Arsovska është një nga emrat që ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për të parën e Qytetit të Shkupit e proklamuae si e pavarur, por që brenda një periudhe shumë të shkurtër mori mbështetjen e partive më të mëdha opozitare maqedonase dhe shqiptare. Edhe Petar Georgievski që do të garojë për Shkupin, edhe pse u regjistrua si kandidat i pavarur, ka mbështetjen e së “Majtës”. Sipas analistit Albert Musliu në përzgjedhjen e kryetarëve të ardhshëm rëndësi të veçantë do të kenë edhe vetë emrat e kandidatëve.
“Edhe emri përcakton fituesin, sepse flasim për zgjedhje lokale të cilat janë më gjithpërfshirëse se të gjitha zgjedhjet e tjera. Partitë opozitare do të instistojnë edhe në tema të ashtuquajtura “të mëdha”, që është gabim. Ka kaluar periudha kur në zgjedhje lokale është folur për tema që nuk kanë të bëjnë me pushtetin lokal”, vlerëson Musliu.
Koalicion parazgjedhor mes opozitës shqiptare dhe maqedonase
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka potencuar se bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën është një hap historik si për OBRM-PDUKM-në ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Është hera e parë që partitë opozitare maqedonase dhe shqiptare bëjnë koalicion parazgjedhor.
“Unë pres që ky koalicion të kapërcejë përçarjet, pashpresën, krimin, korrupsionin, mungesën e ideve, paaftësinë, mungesën e vizionit dhe strategjisë për zhvillimin e Maqedonisë, një moment historik për të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia etnike, për të treguar se Maqedonia vërtet ka mundësi me politikanët tjerë të cilët janë jashtë matricës së LSDM -së dhe BDI -së dhe që mund të jetë ndryshe ”, ka thënë Mickoski.
LSDM beson në fitore bindëse
LSDM ka koalicionin që bindshëm do të fitojë në zgjedhjet lokale sipas të gjithë kritereve dhe parametrave, për shkak se LSDM ndërton koalicion në bazë të ofertës së qartë, konkrete dhe të realizueshme, thotë lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Ai ka thënë se LSDM ka bashkëpunim të shkëlqyer si koalicion parazgjedhor me BDI-në, Lëvizjen BESA dhe me PDSH-në.
“Besoj në një fitore të madhe të koalicionit tonë, sepse është i qëndrueshëm dhe unike. Do t’i besojmë dhe do t’i japim mbështetjen njëri -tjetrit, besojmë se në këtë mënyrë do t’u shërbejmë qytetarëve shumë më mirë, sepse jemi gjithashtu një qeveri qendrore, ndërsa komuniteti i reflektuar në nivelin lokal do të ketë më shumë kapacitet për t’u përballur më lehtë me sfidat dhe të zbatojë sa më shumë projekte në të ardhmen”, është shprehur kryeministri Zaev.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm kolicionin e partive në pushtet për zgjedhjet lokale. Ky koalicion sipas tij është koalicion shumë i dobishme për palët.
“Është interesi i BDI që në ato vende ku nuk mund të fitojmë të mbështesim partnerin, por me marrëveshje lokale. Ne në Shkup nuk mund ta fitojmë kryetarin dhe mbështesim kandidatin e partnerit, ashtu siç nuk mundet që në Tetovë të fitojë partneri. Mendoj që kjo është një zgjidhje e mirë”, ka thënë Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak