LAJMI I FUNDIT:

Ethem Çeku jep dorëheqje nga AAK-ja

Ethem Çeku jep dorëheqje nga AAK-ja

Ethem Çeku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deri para pak ditësh ishte anëtar i Kryesisë së kësaj partie, por me zgjedhjen e tij dekan i Fakultetit të Edukimit, Çeku ka vendosur t’i thotë lamtumirë partisë të cilës i shërbeu për 12 vjet.

Dorëheqjen e tij Çeku e ka konfirmuar për portalin ORAinfo, raporton Koha. “Është e vërtetë se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK”, është përgjigjur shkurt Çeku.


Në emisionin e mbrëmshëm të KTV-së, i pyetur për dorëheqjen e Çekut, sekretari i AAKs-, Burim Ramadani, nuk është prononcuar për këtë dorëheqje, duke thënë se nuk ka informacion për këtë.

Çeku gjatë kohës sa ishte pjesë e AAK-së e ka luajtur një rol të rëndësishëm në partinë e Ramush Haradinajt. Ai menjëherë pas luftës ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, deputet në Kuvendin e Kosovës, si dhe ministër i Energjetikës dhe Minierave. /Telegrafi/