“Është zhgënjyese, nuk mund të jetë hapi i fundit në karrierë Real Sociedadi” - Carragher i habitur me refuzimin që Zubimendi i bëri Liverpoolit

Ylli i Real Sociedad , Martin Zubimendi është kritikuar nga ish- mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher për refuzimin e një transferimi në “Anfield Road”. Klubi bask arriti ta mbajë lojtarin e tyre në mesfushë edhe pse gjigantët e Ligës Premier e donin në skuadër. Zubimendi përflitej se po konsideronte një largim nga klubi bask për herë të parë në karrierën e tij, pasi kishte një oferte joshëse nga Liverpooli.

Carragher u shpreh për zhgënjimin e tij për situatën si pjesë e podcast “The Overlap” të Sky Sports, ku ai pyeti pse Zubimendi refuzoi të largohej nga Real Sociedad.
“Të jem i sinqertë, ai është 25 vjeç, sapo fitoi Kampionatin Evropian dhe luan për Real Sociedad, e di që është klubi i qytetit të tij, por mendoj se është koha për të kaluar në Ligën Premier”. “Është zhgënjyese, ai nuk do të vijë në Ligën Premier , liga më e mirë në botë, dhe të luajë në Ligën e Kampionëve me një klub historik. Real Sociedad nuk mund të jetë hapi juaj i fundit”, deklaroi anglezi.
Komentet e Carragher nuk u pritën mirë nga tifozët e La Real, të cilët kanë përshëndetur besnikërinë e Zubimendit ndaj klubit të tij të fëmijërisë./Telegrafi/
















































