LAJMI I FUNDIT:

Është zbuluar superartikulli që zgjat jetën dhe… është i shijshëm

Është zbuluar superartikulli që zgjat jetën dhe… është i shijshëm
immune defense

Nuk jemi të detyruar më të ndihemi fajtorë nëse hamë djathë, posaçërisht nëse është i Zvicrës!

Shkencëtarët përfundimisht kanë gjetur lidhjen midis probiotikëve në djathë dhe jetëgjatësisë!


Në të vërtetë, bakteri – Propionibaceterium freudenreichii, i cili zhvillohet gjatë procesit të fermentimit të djathit – forcon sistemin e imunitetit dhe zvogëlon inflamacionin në organizëm.

Po ky bakter është gjetur edhe në qumësht, i cili është i njohur që ngadalëson plakjen, transmeton Telegrafi.

Studimet të cilat i kanë bërë hulumtuesit e Universitetit të Koresë, në Seul, tregojnë që ky probiotik vërtet forcon sistemin e imunitetit dhe ndikon pozitivisht në organizmin tonë.

E vërtetë, tani djathin mund ta hani pa u brengosur, por me masë!

Në të vërtetë, një studim i mëparshëm ka treguar që djathi është i mirë për veshët!

Shkencëtarët besojnë që djathi përmban substancën kimike e cila do të mund të ndikojë në mënyrë preventive në shërimin e shurdhërisë në rastet kur dëmtimi është shkaktuar nga zhurma e madhe.

Shkencëtarët kanë testuar 600 ushtarë të cilët çdo ditë kanë ngrënë djathë dhe kanë përfunduar që probiotiku në djathë ndihmon që të kthehet sinjali në pjesën e trurit i cili kontrollon dëgjimin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori