LAJMI I FUNDIT:

Është varrosur publicisti dhe politologu Ramush Tahiri

Është varrosur publicisti dhe politologu Ramush Tahiri

Ish gazetari, publicisti e politologu Ramush Tahiri, është varrosur sot në varrezat e fshatit Dramjak të Ferizajt.

Tahiri, ka vdekur mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa në shenjë respekti të jetës dhe veprës së tij, sot u mbajt edhe një mbledhje komemorative në Teatrin e Qytetit në Ferizaj.


Në këtë mbledhje komemorative kryetari i Ferizjat, Agim Aliu e cilësoi Tahirin si më të shtrenjtin ferizajas.

“Miku im Ramush, kjo sallë është e heshtur dhe e mbushur me pikëllim për ty, shpejtë na e dhe lamtumirën, të kisha mik e gjithmonë të çmova si më të shtrenjtin ferizajas”, tha Aliu, transmeton Kallxo.com.

Të pranishëm tjerë në këtë mbledhje komemorative ishin edhe ish gazetar, gazetar, diplomat, dhe shumë qytetar të tjerë.

Gazetari Nehat Islami tha se argumenti për Ramush Tahirin ishte mbështetja kur fliste për proceset politike.

“Ramushi nuk shkoi për studime në Zagreb që të bëhej sekretar diku. Ai shkoi të shkollohej për të bërë ndryshimet ndaj sistemit komunist”, tha ai.

Ndërsa, akademiku Ali Aliu tha se vendi dhe shoqëria mbeti pa një njeri të mirë.

“E lehtë i qoftë toka e Kosovës që e deshi shumë”, tha akademik Aliu.