LAJMI I FUNDIT:

Është Tesla Model 3, por mund të bëhet një makinë policie

Është Tesla Model 3, por mund të bëhet një makinë policie

A mund të jetë efikase një makinë elektrike në flotën e policisë?

Lajmet e fundit nga Britania e Madhe po përpiqen të na bindin se – mundet!

Disa Tesla Model 3 kanë qenë në një test vlerësimi nëntë mujor në njësitë e policisë dhe rezultatet raportohet se janë të shkëlqyera.

Si fillim, Modeli 3 mund të arrijë më shumë se 322 km/h me dritat e emergjencës.

Oficerët e policisë që përdorin Tesla Model 3 zbuluan gjithashtu se karikimi është i pakërkueshëm gjatë ndërrimit të tyre, pra kur janë në orar të punës, sepse me Tesla Superchargers, 70% e baterisë mbushet në më pak se 20 minuta, e cila është e mjaftueshme për 5-6 orë të tjera vozitje.

Për sa i përket mirëmbajtjes, konsumimi i frenave ishte minimal, dhe nuk kishte kosto serioze pas 25,000 kilometrave – përveç gomave dhe tamponëve të frenave. /Telegrafi/