Është shumë me rëndësi: Përse duhet falur madje edhe ata të cilët nuk e meritojnë
Ne gjithë jetën bartin barrën e atyre që na kanë lënduar
Dhe pas çdo personi të gabueshëm kjo barrë bëhet gjithnjë e më e madhe, aq e madhe sa që na pengon të jetojmë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ka edhe të tillë që nuk dinë të falin madje edhe atë tillë të cilët nuk e meritojnë, sepse e dinë që:
Kjo ndihmon të vazhdoni tutje
Mosfalja – do të thotë të mos i harrosh lëndimet, urrejtjen dhe pakënaqësinë. Kjo do të thotë që të mbash brenda vetes dhembjen. Ne vazhdimisht e sjellim në kokën tonë skenarin e atyre ngjarjeve, të cilat na kanë lënduar. Sërish dhe sërish, në vend që të përqendrohemi në perspektivat më të këndshme.
Falja, para së gjithash, ju nevojitet juve
Aty është esenca. Mendojmë që falja u takon personave të tjerë. Që ta heqin barrën nga vetja. Mirëpo, në të vërtetë, falja është e rëndësishme për ju personalisht. Nëse nuk falni nuk do të mundë të vazhdoni tutje.
Ju falni për t’u çliruar dhe për të mos jetuar në të kaluarën.
Falja patjetër duhet të jetë për të gjithë
Jo vetëm për ata të cilët kanë kërkuar falje. Në të kundërtën, ku qëndron kuptimi i faljes? Njerëzit me karakter të fortë ua falin madje edhe atyre, të cilët nuk e meritojnë një gjë të tillë.
Nëse nuk ndodh falja, zemërimi juaj i ndrydhur do të shprehet në njerëz të tjerë përreth jush dhe do të bëhet traumë dhe kompleks juaji, por edhe mosbesim në njerëz.
Të falësh do të thotë të çlirohesh
Vetëm pasi të falësh, ju do të pajtoheni me të kaluarën, që ajo të mos pengojë të ardhmen tuaj. Kur të çliroheni nga e kaluara dhe dhembja, ju do t’u lironi vend emocioneve dhe ndjenjave të reja.
Të falësh nuk do të thotë që duhet patjetër të jeni miq me ata të cilët ju kanë shkaktuar dhembje. Thjesht, ju e kuptoni që ata kanë lënë gjurmë dhe tani do të jetoni me atë vragë. Nuk do të prisni më nga njeriu, i cili ju ka thyer zemrën, të kthehet dhe çdo gjë të bëhet “ashtu siç ka qenë”. Do të filloni t’i shëroni vragat, pavarësisht nga ajo se a do të mbeten vragat. Vazhdoni të jetoni me vragat tuaja.
Të falësh nuk është triumf i padrejtësisë
Fjala është për krijimin e drejtësisë personale, karmës dhe fatit personal. Esenca qëndron aty që sërish të ngriheni në këmbët tuaja dhe të vendosni të mos jeni të palumtur për shkak të së kaluarës.
Të falësh është kuptimi i asaj që vragat tuaja nuk do të përcaktojnë të ardhmen tuaj. Të falësh nuk do të thotë që jeni dorëzuar. Ajo do të thotë që jeni të gatshëm të mblidhni forcën dhe të vazhdoni tutje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Pse e sheh në ëndërr ish-të dashurin?
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit