A është i rrezikshëm uji i detit dhe i pishinave gjatë pandemisë së coronavirusit?
Vera është këtu, të paktën zyrtarisht po! Ditët janë më të gjata, qielli më blu dhe i pastër, rrezet e diellit shkëlqejnë gjatë gjithë ditës, temperaturat e larta – gjithçka nga këto të drejton në plazh, pranë detit
Në një kohë kur të gjithë ëndërrojnë për të marrë ca ditë pushim diku me detin pranë, rërën dhe diellin e nxehtë, ka ende një pyetje të madhe që ka mbetur në mendjen e njerëzve: është i sigurt uji i detit apo edhe i pishinës gjatë pandemisë së coronavirusit?
Ekspertët e shëndetit kudo në botë thonë se “po, uji i detit apo edhe ai i pishinave është i sigurt dhe përmes tyre nuk ka mundësi të infektohesh me coronavirus. Natyrisht, sa kohë secili prej nesh respekton rregullat e distancimit shoqëror brenda dhe jashtë ujit”.
Sipas Qendrave të SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nuk ka asnjë provë që virusi që shkakton COVID-19 mund të përhapet nga personi në person në ujin e pishinave, në ujërat termale, dete, oqeane apo liqene.
Dezinfektuesit e pishinës si klori, ndikojnë në zhdukjen e virusit, duke siguruar një shtresë tjetër mbrojtjeje.
Por turmat ende paraqesin rrezik.
Kjo është arsyeja pse autoritetet shëndetësore që po miratojnë rihapjen e pishinave dhe plazheve po krijojnë rregulla të përkohshme që kufizojnë kapacitetin, por kërkojnë edhe mbajtjen e maskave.
Autoritetet shëndetësore thonë se njerëzit që shkojnë në plazh ose pishinë këtë verë duhet të ndjekin të njëjtat këshilla për këdo në publik:
▪ Qëndroni të paktën 1.5 – 2 metra larg nga njerëzit me të cilët nuk shoqëroheni
▪ Mbani maskë në fytyrë
▪ Lani duart shpesh dhe rrini në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City