LAJMI I FUNDIT:

“Është një metodë e vjetër e operativëve të KGB-së”, një burim nga burgu ku mbahej Navalny pretendon se e di si u vra kritiku i Putinit

“Është një metodë e vjetër e operativëve të KGB-së”, një burim nga burgu ku mbahej Navalny pretendon se e di si u vra kritiku i Putinit

Një burim nga burgu i Rrethit Arktik, ku lideri i opozitës ruse Alexei Navalny u shpall i vdekur të premten e kaluar, pretendon se kritiku i politikave të presidentit Vladimir Putin është vrarë “nga një goditje e vetme në zemër”, një teknikë e përdorur nga KGB-ja.

Daily Mail raporton deklaratat e Vladimir Osechkin, një disident rus dhe aktivist për të drejtat e njeriut, i cili beson se mavijosjet e gjetura në trupin e Navalny korrespondojnë me pasojat e metodës së ekzekutimit “me një goditje”, transmeton Telegrafi.

“Është metodë e vjetër e departamenteve speciale të KGB-së. Ata trajnojnë operativët për të vrarë një burrë me një goditje të vetme në zemër, në pjesën qendrore të trupit. Kjo është shenja e KGB-së”, tha Osechkin për Times.


Kishin dalë në poligonin e hapur të stërviten, ukrainasit i goditën rëndë rusët me HIMARS – fusha u mbush me 65 ushtarë të vrarë
Lexo po ashtu Kishin dalë në poligonin e hapur të stërviten, ukrainasit i goditën rëndë rusët me HIMARS – fusha u mbush me 65 ushtarë të vrarë

Osechkin thuhet se është themeluesi i organizatës Gulagu.net, e cila mbledh dëshmi nga të burgosurit dhe punonjësit e burgjeve famëkeqe ruse.

Ai e mori këtë informacion nga një person i punësuar në koloninë penale të Arktikut, ku ishte vendosur Navalny.

E Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse, akuzoi Putinin për vrasjen e bashkëshortit të saj dhe pretendoi se ai ishte helmuar me agjentin nervor Novichok.

Ajo akuzoi gjithashtu autoritetet ruse se po përpiqeshin të mbulonin vrasjen, duke refuzuar të dorëzonin trupin e Navalny.

Detaje nga likuidimi i dezertorit rus në Spanjë, piloti që iku në Ukrainë me helikopter u vra nga dy persona
Lexo po ashtu Detaje nga likuidimi i dezertorit rus në Spanjë, piloti që iku në Ukrainë me helikopter u vra nga dy persona

Megjithatë, Osechkin nuk është i bindur për këtë dhe pretendon se autoritetet ruse mund ta kishin vrarë Navalny-n ashtu siç donin, por se nuk do të donin “të linin një shenjë në trup që do të çonte drejtpërdrejt te Putini”.

Osechkin pretendon se para vdekjes së tij, Navalny u detyrua të kalonte dy orë e gjysmë deri në katër orë në izolim, ku temperatura ra në minus 27 gradë Celsius.

“Mendoj se fillimisht e shkatërruan trupin duke e mbajtur në të ftohtë për një kohë të gjatë, dhe duke ngadalësuar në minimum qarkullimin e gjakut. Dhe pastaj bëhet shumë e lehtë të vrasësh dikë, brenda pak sekondash, nëse operativi ka përvojë”, tha Osechkin, duke iu referuar teknikës “një goditje ” që nuk lë të dhëna për shkakun e vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori