LAJMI I FUNDIT:

Është nënë e tre fëmijëve dhe qe dy dekada duket e njëjtë – për figurën e përsosur, Megan Fox i detyrohet dietës së popullarizuar

Është nënë e tre fëmijëve dhe qe dy dekada duket e njëjtë – për figurën e përsosur, Megan Fox i detyrohet dietës së popullarizuar
(Foto: Getty Images)

Vitet kalojnë, kurse ajo është gjithmonë e njëjta: ultra e pashme, në formë dhe e shëndetshme. Si ia del Megan Fox që të mos shtojë kilogramë?

Aktorja amerikane e filloi karrierën më shumë se dy dekada më parë dhe tërhoqi vëmendjen e publikut botëror me rolin e saj në filmin “Transformers”.


Që atëherë, ka luajtur në disa realizime të suksesshme dhe që në ditët e para ka qenë një emër detyrimisht i pranishëm në listat e femrave më tërheqëse në planet. Ka pozuar për kopertinat e shumë revistave prestigjioze dhe është interesant fakti se prej se u bë e famshme, duket pak a shumë identike, vetëm me ndryshime të herëpashershme të flokëve.

Megan Fox publikon fotografi me bikini për të ngacmuar imagjinatën
Lexo po ashtu Megan Fox publikon fotografi me bikini për të ngacmuar imagjinatën

Megan e ka ruajtur figurën perfekte edhe pas lindjes së tre djemve gjatë lidhjes me aktorin Brian Austin Green i, ndërsa sekreti i linjave trupore dhe shëndetit të saj të përsosur qëndron në dietën keto.

(Foto: Getty Images)

Siç ka shpjeguar në të kaluarën, Fox përpiqet t’i përmbahet një diete me pak karbohidrate, e cila i lejon të qëndrojë në formë. Ajo ha porcione më të vogla të karbohidrateve dhe yndyrave me cilësi të lartë, ndërkohë që merr pjesën më të madhe të kalorive nga proteinat joyndyrore.

Megan Fox duket e panjohur me ndryshimin e ri, shfaqet me stilin e flokëve bob
Lexo po ashtu Megan Fox duket e panjohur me ndryshimin e ri, shfaqet me stilin e flokëve bob

Si ushqehet Megan Fox

Megan Fox shmang ushqimet e përpunuara, produktet e qumështit, sheqerin e rafinuar dhe vajrat e hidrogjenizuara, ndërsa burimet kryesore të karbohidrateve për të janë frutat dhe perimet.

Një pjesë e mirë e menysë së saj bazohet në të bardhat e vezëve, salmonin, mishin e pulës dhe shake proteinash.

(Foto: Getty Images)

Aktorja shmang çdo gjë me sheqerna të shtuar, konservues dhe lëndë artificiale, derisa shpesh konsumon vaj ulliri, avokado, fruta arrore dhe fara.

Megan Fox thotë se kurrë nuk e ka dashur trupin e saj: Unë nuk e shoh veten ashtu si më shohin të tjerët
Lexo po ashtu Megan Fox thotë se kurrë nuk e ka dashur trupin e saj: Unë nuk e shoh veten ashtu si më shohin të tjerët

37-vjeçarja e ndan ngrënien e saj në pesë vakte të vogla, ashtu që ne periudhën e mëngjesit konsumon të bardhën e vesë, bajame e bollgur, derisa në periudhën e drekës dhe darkës konsumon salmon të pjekur ose të tymosur dhe shumë sallatë.

Megan tregon se nuk ia lejon vetes “ditët e mashtrimit”, ndaj në vend që të hajë atë që dëshiron, thjesht fantazon për të.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe bukuroshja kurrë nuk e anashkalon atë, ndërsa gjithashtu është shumë e përkushtuar ndaj ushtrimeve, kryesisht një programi stërvitjeje kardio. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)