LAJMI I FUNDIT:

A është në rregull t’i lejoni fëmijët ta provojnë alkoolin në shtëpi?

A është në rregull t’i lejoni fëmijët ta provojnë alkoolin në shtëpi?

Të qenurit prind është gjë mjaft e vështirë, apo jo? Që nga momenti kur vjen fëmija në këtë botë, çdo vendim që e merrni (ose nuk e merrni) e formëson të ardhmen e atij – për mirë ose për keq.

Fatmirësisht, kjo botë është e mbushur me njerëz tjerë të cilët e kanë kaluar këtë fazë para juve, transmeton Telegrafi.

Fatkeqësisht, shumica prej tyre nuk pajtohen në asgjë. Në asnjë gjë të vetme.

Një ndër çështjet e tilla ku prindërit nuk pajtohen është se a duhet t’i lejojnë fëmijët e tyre të provojnë alkool në shtëpi.

Anketimi i kryer nga ‘Balance’ ka zbuluar se 43% e prindërve mendojnë se fëmijët duhet ta provojnë alkoolin para se t’i mbushin 15 vjet. Në atë mënyrë, ata janë më pak të prirë të konsumojnë shumë alkool kur të rriten.

Merrni shembull Francën – vendin ku fëmijët inkurajohen ta provojnë verën qysh nga një moshë e hershme.

Por, faktikisht tani ekspertët shëndetësorë janë duke i këshilluar prindërit që fëmijëve t’ua prezantojnë sa më vonë alkoolin.

Siç shkruan drejtori i kompanisë ‘Balance’, në vend se t’ua shuajë kureshtjen, provimi i alkoolit në moshë të re vetëm sa mund t’i nxitë ata që të konsumojnë më shumë.

Veç kësaj, edhe disa hulumtime të publikuara në revistën ‘The lancet Public Health’ kanë zbuluar se adoleshentët që nxiten nga prindërit ta provojnë alkoolin janë më të rrezikuar të zhvillojnë probleme që ndërlidhen me atë pije.

Pra, këshilla mjekësore është e thjeshtë: thoni jo alkoolit para moshës 18-vjeçare sepse është opsioni më i miri dhe më i sigurti! /Telegrafi/