LAJMI I FUNDIT:

A është ky trend i ri: Pantallona në vend të fustanit të nusërisë

A është ky trend i ri: Pantallona në vend të fustanit të nusërisë

Këtë trend e ka iniciuar aktorja e “Lojës së fronit”, Sophie Turner

Aktorja e famshme është martuar me muzikantin Joe Jonas në Las-Vegas javën e kaluar dhe në vend të fustanit të nusërisë ka veshur pantallona të bardha më këmbë të gjera, transmeton Telegrafi.


Ajo nuk është e para e cila fustanin tradicional të nusërisë e ka zëvendësuar me pantallona apo kombinezon, mirëpo me veprimin e vet përfundimisht ka tërhequr vëmendjen.

View this post on Instagram

A post shared by Annie Said Yes Bride (@anniesaidyesbride) on Apr 3, 2019 at 4:17am PDT

Javën e kaluar, revista britanike Vogue na ka rikujtuar këtë trend dhe ka propozuar tri modele pantallonash të cilat mund t’i bartni në kurorëzimin tuaj.

Shumë hulumtime tregojnë që kërkesat on-line për pantallona të bardha vrullshëm është rritur në tre muajt e fundit, madje për 43%.

View this post on Instagram

A post shared by Fashion Upto Date (@fashionistaas.only) on Feb 22, 2019 at 3:39pm PST

Neve nuk na befason, duke pasur parasysh që rrobat femërore janë të duhurat e këtij sezoni.

Koleksionet më të reja të shtëpive prestigjioze të modës në ofertat e tyre e kanë këtë model pantallonash për kurorëzim, ndërkaq kreatorët e modës po bëjnë gara se kush do të shpikë sa më të shkëlqyeshme dhe sa më kreative. /Telegrafi/