LAJMI I FUNDIT:

Është furgon por brenda duket si kabinë aeroplani – ja pse ai kushton 400 mijë dollarë! (Foto)

Është furgon por brenda duket si kabinë aeroplani – ja pse ai kushton 400 mijë dollarë! (Foto)

Një kompani nga California ka krijuar transportuesin VIP në formën e një furgoni që kushton hiq më pak se 400 mijë dollarë, transportues ky që po cilësohet si një “aeroplan privat rrugor”.

Becker Automotive merr një Mercedes Sprinter normal dhe e transferon atë brenda, pamje të cilat përngjajnë me ato të kabinës së një aeroplani privat, transmeton Telegrafi.


Automjeti 400 mijë dollarësh, i cili për tu bërë merr hiq më pak se 8 muaj kohë, mund të bartë gjashtë pasagjerë, me ulëse me ngrohje të kontrolluar.

Jobefasishëm ai ka edhe një minibar. Dhe për të shmangur vëmendjen e panevojshme nga jashtë, ai disponon një “xham të verbër privacie” me telekomandë.

Një telekomandë mund të ndryshojë ndriçimin, temperaturat dhe një qendër mbresëlënëse multimedia.

Thuhet se kjo firmë, vetura të tilla kishte krijuar për artistë si Dr Dre, liderë të biznesit, udhëheqës shteti, madje edhe për Michael Jackson.

Sipas faqes së internetit të firmës, përcjell Telegrafi, çdo automjet është i pajisur me sisteme të freskëta të ventilimit të ajrit, dhe një sistem për të siguruar një udhëtim të mirë.

Për të mbajtur një kontakt me botën e jashtme, mjeti është i pajisur me sistem të avancuar të komunikimit për të siguruar qasje në disa lidhje të njëkohshme në internet.

Gjithashtu për sigurinë e VIP-ave, të cilët udhëtojnë në zona jo shumë të sigurta, mjeti mund të jetë i pajisur me mbrojtje – pistoletë apo pushkë. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7

8