Ajo është njëra prej gazetareve dhe opinionisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe për deklaratat që herë pas here bën.

Bëhet fjalë për Zhaklin Lekatarin, e cila kohëve të fundit u komentua mjaft shumë nëpër media.


E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në "Shqipëria Live" bashkë me disa gra të fushave të ndryshme, ku kanë diskutuar në lidhje me një studim ku thuhet se 'gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura'.

Screenshot 6 37 Foto: Screenshot/YouTube

Lekatari theksoi se mund të jesh e lumtur edhe vetëm, pa një mashkull në jetën tënde.

Zeshkania mes tjerash shtoi se njerëzit janë të ndryshëm, disa duan të krijojnë familje e disa prej tyre nuk duan.

Screenshot 7 30 Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë bisedës, gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t'ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje.

Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t'ia lë maceve të saj ose do të bëjë një vepër bamirësie duke i dhuruar për fëmijët jetim. /Telegrafi/