LAJMI I FUNDIT:

A është e mundur të kontrolloni saktësisht kilometrat e kaluara, në një makinë të përdorur?

A është e mundur të kontrolloni saktësisht kilometrat e kaluara, në një makinë të përdorur?

Blerja e një makine të përdorur është gjithmonë një diçka “e mistershme” – pasi që kurrë nuk e dini me siguri se çfarë do të merrni.

Dhe sa më e vjetër të jetë makina dhe sa më shumë pronarë te ketë ndryshuar, gjasat janë më të mëdha që të shfaqen probleme.


Faktori kryesor në këtë, natyrisht, janë kilometrat e kaluar të makinës, gjë të cilën në shumë raste e zvogëlojnë pronarët.

Ky lloj mashtrimi nuk përdoret vetëm nga profesionistët, por shpesh nga shitësit e zakonshëm.

Kjo u lejon atyre që të rrisin ndjeshëm çmimin e një makine sepse diferenca në vlerën e automjeteve që kanë udhëtuar 150,000 kilometra është disa mijëra euro më e madhe se ajo me një largësi prej 250,000-300,000 kilometra.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët pretendojnë se numri i automjeteve me kilometra të modifikuar përbën më shumë se 30 për qind të tregut të makinave të përdorura.

Në praktikë, kjo mund të jetë shumë më tepër, të paktën siç ekziston perceptimi tek ne.

Dhe ndërsa nuk është asnjëherë e mundur të përcaktoni kilometrat e kaluar të saktë të një automjeti me 100% siguri, ekzistojnë disa hapa që do t’ju lejojnë të merrni të paktën një vlerë të përafërt, e cila mund t’ju ndihmojë të siguroni më mirë gjendjen e automjetit tuaj dhe ndoshta të ulni çmimin e tij.

Para së gjithash, është e nevojshme të kontrolloni në detaje librin e shërbimit të automjetit, në të cilin të paktën deri në një moment janë mbajtur të dhënat.

Kjo mund t’ju japë një ide se sa automjeti ka udhëtuar mesatarisht çdo vit, kështu që ju mund të merrni në një vlerë mesatare në momentin kur e blini.

Përveç kësaj, rekomandohet që ta çoni makinën në një qendër shërbimi që ka pajisje të plotë diagnostikuese për makinën, të cilat mund të tregojnë defekte specifike në përbërësit e tij.

Përsërisim, asgjë nuk do t’ju sjellë numrin e saktë të kilometrave të kaluar, por të paktën do t’ju japë një pamje shumë më të qartë se sa larg ka udhëtuar automjeti dhe sa shumë (nuk) përputhet me atë që është në orë. /Telegrafi/