A është “e lejuar” supa në autofagji? Mjeku e ka zgjidhur dilemën
Për një grup njerëzish supa është veçanërisht e shëndetshme, ja pse!
Autofagjia është një proces që shumica e përdorin për të humbur peshë ose për të rivendosur ekuilibrin në sistemin e tyre të tretjes.
Nxit nxjerrjen jashtë të substancave të dëmshme dhe qelizave të shkatërruara, por duhet të bëhet me kujdes, sepse nënkupton një vetëmohim të madh të organizmit gjatë ditës, transmeton Telegrafi.
Eksperti i autofagjisë, dr. Jason Fung, ka thënë se ata që praktikojnë të konsumojnë një dozë minimale të kalorive mund ta bëjnë këtë në dy mënyra.
Ne tashmë ju kemi shpjeguar nëse kafeja ndërpret autofagjinë dhe tani dr. Fung ka shtuar edhe dy të tjera në listën e ushqimeve të lejuara.
“Teknikisht, kjo gjithashtu ndërpret gjendjen e autofagjisë, por në varësi të qëllimit që dëshironi të arrini, mund të jetë një shtesë shumë e mençur për ditën tuaj”, ka thënë ai.
Abstenimi i zgjatur nga ushqimi do të çojë në një rënie të niveleve të elektroliteve, gjë që mund të çojë në komplikime të tilla si rënia e presionit të gjakut, të përziera, ngërçe muskulore ose rraskapitje.
“Ideja është që të përballoni periudhën e urisë duke kontrolluar simptomat shoqëruese dhe megjithatë të fusni në trup minerale dhe elektrolite që i mundësojnë të funksionojë pa ato simptoma”, ka shpjeguar ai.
Supa, veçanërisht shtëpiake, mund të pihet gjatë autofagjisë dhe këshillohet veçanërisht për njerëzit që e praktikojnë atë në mënyrë që të bëjnë sistemin e tyre të tretjes dhe mikrobiomën më të shëndetshme.
Mos pini më shumë se një filxhan, këshillon ai.
Nëse, nga ana tjetër, nuk doni të ndaloni plotësisht autofagjinë duke konsumuar xhelatinë dhe glutaminë nga supa, mund të shtoni disa lugë çaji kripë deti në një gotë me ujë gjatë ditës. Kështu do të sigurojë mineralet që i duhen trupit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin