Qeveria e Kosovës është e gatshme që të nis procesin e hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, konfirmojnë zyrtarët e ekzekutivit të vendit.
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, thotë se pas kthimit të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, zyrtarët e ekzekutivit presin që javën e ardhshme të diskutojnë me përfaqësuesit e kësaj liste edhe për kthimin e tyre në ekzekutivin e vendit.
Gjithashtu, sipas tij, pritet të diskutohen edhe mundësitë e ndryshimeve të kuadrove apo të individëve që do ta përfaqësojnë Listën Serbe në qeverinë e vendit.
“Sapo të ndodhë kjo, ne i kemi emrat e Grupit menaxhues, të katër serbëve, të cilët duhet të koordinohen me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku unë punoj si zëvendësministër, me ministrin e ri, të cilin do ta vendosë Lista Serbe. Pastaj, ky koordinim duhet të bëhet edhe me OSBE-në dhe Bashkimin Evropian, në mënyrë që ne të fillojmë punën në përpilimin e statutit (të Asociacionit), e cila punë, besoj që do të marrë një kohë. Pastaj, nëse ka nevojë, kur ta kemi një draft të statutit, atëherë këtë draft mund ta diskutojmë gjithashtu edhe në Bruksel”.
Më 23 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pati vlerësuar se parimet e përgjithshme të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese pati marrë vendim, që Asociacioni të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit, të arritur në prill të vitit 2013, ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë.
Por, njohësit e aspekteve juridike në vend, e kanë ngritur dilema rreth mundësisë së zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se Gjykata Kushtetuese, në rastin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka dështuar të instalojë doktrinën juridike që dy asociacionet, siç thotë ai, i shqiptarëve dhe ai i serbëve, të jenë të veçanta, por të barabarta.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin nuk ka arritur të zbatohet deri më tash dhe siç thotë ai, gjykata Kushtetuese nuk e ka denoncuar ekzekutivin në Prokurorinë e Shtetit për një gjë të tillë.
“Moszbatimi për 15 muaj, që nga dhjetori i vitit 2015, nënkupton që Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje – për shkak se është peng i një pazari politik me Listën Serbe, me qeverinë e Beogradit dhe me një dialog, i cili është jo proporcional me Qeverinë e Serbisë – për ta zbatuar këtë aktgjykim dhe për ta lejuar krijimin e asociacionit në fjalë. Meqenëse nuk kemi zbatim, atëherë kjo nënkupton se që, të dyja, Gjykata Kushtetuese dhe Qeveria e Kosovës, kanë dështuar që ta përcaktojnë se çka është fryma kushtetuese e Republikës së Kosovës nëse dy asociacione të komunave janë monoetnike”.
Megjithatë, sipas Gjykatës Kushtetuese, çdo hartim i statutit të Asociacionit duhet të jetë në përputhje me vendimin e saj dhe mund të bëhet vetëm pasi ta ketë vlerësuar sërish vetë kjo Gjykatë.
Zëvendësministri Gecaj, konfirmon se në fund të procesit, statuti i Asociacionit do t’i dërgohet sërish Gjykatës Kushtetuese.
“Pasi të përpilohet komplet statuti, ai statut, me një dekret të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese . Fjala përfundimtare në të do të jetë e gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
Por, profesor Qorolli konsideron se do të jetë e pamundur që hartim i statutit të Asociacionit të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht edhe në përputhje me kërkesat e Listës Serbe për kompetencat e Asociacionit.
“Do të jetë një mision i pamundur, sepse kjo përcakton një lindje të re të një entiteti kushtetues në rendin tonë juridik, për shkak se ai aktgjykim dhe vet statuti do të ketë defektet e saj në frymën kushtetuese. Prandaj, këtu po duhet një pazar i ri politik që duket se do të negociohet në Berlin ose gjetiu, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për ta lejuar ndoshta edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës, për ta lejuar edhe lirinë e lëvizjes së Kosovës. ky është një karrem më tepër politik”.
Përfaqësuesit e Listës Serbe, thonë se do ta vazhdojnë punën në Kuvendin e Kosovës, por ata nuk kanë dashur të japin ndonjë përgjigje lidhur me atë se a do të kthehen në qeverinë e vendit në javën e ardhshme, ashtu siç presin zyrtarët e ekzekutivit. /REL/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tension në Kuvend, Shala i PDK-së ia ndalon fjalën Kusari-Lilës, aty përfshihet edhe deputeti Zyba – nënkryetarja thërret sigurimin
Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohet një person
“Nuk ka logjikë që një njeri mos me dal me thanë ne besojmë në drejtësi”, Tahiri i AAK-së me kritika për Qeverinë Kurti për rastet e dyshuara të korrupsionit
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit