LAJMI I FUNDIT:

Është aq i plotë sa që e rrëzon kalin kur tenton ta kalërojë (Video)

Është aq i plotë sa që e rrëzon kalin kur tenton ta kalërojë (Video)

Thuhet se kali është një kafshë e fuqishme që ka kapacitete të vrapojë me orë të tëra nëpër terrene malore, dhe të bartë gjësende të ndryshme me peshë të madhe.

Megjithatë, videoja e publikuar më poshtë shfaq të kundërtën, ku një burrë i plotë ka arritur ta “gjunjëzojë” një kali në momentin që hipi sipër tij dhe tentoi të kalërojë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në Pernambuco të Brazilit, ku një grup i shokëve vendosën të kalërojnë. Por, jo gjithçka shkoi sipas planit dhe njëri prej tyre u rrëzua nga kali që me sa duket nuk arriti t’i rezistojë peshës së madhe.

Me këtë video ata kanë dashur t’ju tregojnë të gjithëve se edhe kuajt janë krijesa që nuk duhet torturuar, e në veçanti me diçka që nuk mund t’i rezistojnë siç është pesha e tepruar. /Telegrafi/