ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë


Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në prill të këtij viti arriti në 48.779 denarë, ndërsa krahasuar me prillin e vitit të kaluar është më e lartë për 7.3 përqind, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete financiare dhe sigurimi me 27 përqind, Furnizim me ujë; largim i ujërave të ndotura, menaxhim i mbeturinave dhe aktivitete për përmirësimin e mjedisit me 9.4 përqind dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave me 9.2 përqind.
Një rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është regjistruar në sektorët: Aktivitete financiare dhe sigurime me 20.1 përqind, Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave me 2.1 përqind dhe Aktivitete administrative dhe mbështetëse të shërbimeve me 2 përqind.





































